Flash

Rihanna do të rikthehet në muzikë

Lapsi.al 31 July 2020
Rihanna do të rikthehet në muzikë

Prej disa kohësh, Rihanna është shkëputur nga muzika për t’u marrë me bizneset e saj por asnjëherë nuk ka harruar pasionin e saj të vjetër.

Që prej vitit 2016, nuk kemi dëgjuar më asnjë projekt të sajin muzikor por duket se pritja do të marrë fund!

Këngëtarja po sjell jo vetëm një këngë, por një album dhe i ka premtuar fansave se do të jetë flakë.

Albumi i ardhëm do të titullohet “R9” dhe ende nuk kemi një datë ekzakte për publikimin e tij.

Megjithatë, RiRi i ka premtuar fansave se do t’ia vlejë pritja e gjatë.

Në një intervistë për “Acces Online” ajo ka rrëfyer:

“Mezi po pres që të publikoj diçka për të cilën jam vërtet krenare dhe e lumtur. Me siguri që do të jetë shumë më shpejt nga sa mendojnë fansat e mi, por nuk dua të jap më shumë detaje sepse kam mjaftueshëm stres dhe pyetje për ‘R9’.

E mbaj mend mirë ditën kur nisa punën për ‘Anti’. Ishte dita ime e parë në studio, pra ishte ende herët. Një paparac më kapi duke hyrë në studio dhe pas kësaj, fansat e mi prisnin me padurim publikimin. Në të kaluarën, unë e kam bërë një album për tre muaj, por tani nuk e kam luksin të bëj një gjë të tillë sepse kam edhe ‘fëmijë’ të tjerë.”- tregoi këngëtarja, duke nënkuptuar kompaninë e saj “Fenty”.

Të këshilluara

Dalin fotot e dasmës së Songul

Vetëm një natë më parë, aktorja e njohur Songül Öden, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni private me biznesmenin e njohur Arman Bıçakçı. Edhe pse ishte një...

18:13

Selena Gomez rikthehet në Instagram

Edhe pse ishte në krye të fronit, Selena Gomez vendosi të heqë dorë nga platforma dixhitale për një kohë të gjatë. Por është rikthyer. Këngëtarja 28-vjeçare ...

16:57

Kim dhe Kanye drejt divorcit

Duket se telenovela me Kim Kardashian dhe Kanye West do vijojë të ketë shumë seri. Takimi i tyre më herët këtë javë në Cody, ku Kim u pa tek qante në makinë, b...

16:09

Baris Arduc heq dorë nga seriali 'Cukur'

Aktori  turk Baris Arduç i cili pak ditë më parë i dha fund dhe beqarisë  është pjesë e kastit të aktorëve të serialit  ‘Cukur’. Së fundmi në mediat turke po...

15:35

Brad Pitt dhe Angelina Jolie drejt pajtimit

Brad Pitt dhe Angelina Jolie mesa duket kanë  vendosur të rregullojnë marëdhënien e tyre për hir të fëmijve. Që prej periudhës së pandemisë, aktori është par...

16:30

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI