Flash

Enca dhe Don Xhoni u akuzuan për vjedhje të këngës së re, reagojnë në rrjetet sociale

Lapsi.al 30 July 2020
Enca dhe Don Xhoni u akuzuan për vjedhje të këngës së

Enca dhe Don Xhoni publikuan ditën e djeshme këngën e tyre të parë në bashkëpunim, të titulluar “Break Down” dhe deri tani po korr jo pak sukses.

Megjithatë, sikundër ju bëmë me dije pak më parë, në rrjet po qarkullon një këngë holandeze që duket të jetë shumë e ngjashme nga beat-i me këngën e dy artistëve shqiptarë.Në fakt kjo këngë është publikuar që në dhjetor të 2018 nga F1rstman, H-Dhami, Mumzy Stranger, Raxstar, dhe Juggy D dhe titullohet “Dance”. Sipas të dhënave në You Tube, beat-i i këngës shqiptare është realizuar nga Mixey & Apollo dhe ne aluduam se ata mund ta kenë blerë atë, pasi rikujtojmë se rastet të tilla kemi dëgjuar shumë në tregun tonë.

Dhe në fakt, kjo hipotezë rezulton të jetë e vërtetë. Mixey ka shpërndarë një video në Instastory, ku shkruan se nuk është vjedhur beat-i, por është blerë.

Meqë t’gjithë kanë qejf me bo si profesionista dhe kan msu fjalën ‘e vjedhme’. Id rather cut my leg off. Për ata që nuk dinë me bo diferencën mes sampling instruments, të cilat blihet ligjërisht dhe huazimit të melodive.Kjo video është shpërndarë më pas edhe nga vetë artistët, duke na pohuar se nuk bëhet fjalë për vjedhje por për një blerje të melodisë në rrugë ligjore.

Sakaq, projekti i dyshes po djeg rrjetin, pasi nëpërmjet një tjetër postimi, Enca na ka treguar se kënga është kthyer në një trend brenda Shqipërisë dhe jashtë saj, duke u renditur në vendin 17-të në videot trend në mbarë botën.

Të këshilluara

Martohet aktori turk Baris Arduc ( FOTO)

Sipas shtypit vendas, Gupse dhe Baris u martuan në Çeshme, aty ku po kalojnë pushimet dhe ftuan vetëm 5 persona për shkak të pandemisë së Covid-19 që nuk lejon ...

11:10

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI