Flash

Atletet e Michael Jordan thyejnë rekord shitjesh

Lapsi.al 30 July 2020
Atletet e Michael Jordan thyejnë rekord shitjesh

Një palë atlete Air Jordan të veshura nga Michael Jordan në vitin 1985 u shitën trefishin e çmimit të parashikuar duke thyer rekordin botëror për atlete, sipas kompanisë së ankandeve Sotheby.

Dhjetë njerëz nga e gjithë bota kërkuan të blinin atletet Nike Air Jordan 1, të cilat pritej të shiteshin për 100,000 deri në 150,000 dollarë, por u shitën për 560,000 dollarë. Më parë, rekordin e mbanin atletet Nike “Moon Shoe” të cilat u shitën për 437,500 dollarë. Atletet Air Jordan 1 janë të parat që përmbajnë një nënshkrim nga legjenda e basketbollit. Ato u shitën nga koleksionisti Jordan Geller, themeluesi i muzeut për atletet Shoezeum në Las Vegas. Air Jordan, markë këpucësh dhe veshjesh sportive të prodhuara nga Nike, u krijua posaçërisht për Michael Jordan. Atletet origjinale u prodhuan për herë të parë në vitin 1984 dhe u publikuan për publikun në fund të vitit.

Të këshilluara

Martohet aktori turk Baris Arduc ( FOTO)

Sipas shtypit vendas, Gupse dhe Baris u martuan në Çeshme, aty ku po kalojnë pushimet dhe ftuan vetëm 5 persona për shkak të pandemisë së Covid-19 që nuk lejon ...

11:10

Brenda shtëpisë luksoze të Calvin Harris

  Fituesi i çmimit “Grammy” Calvin Harris   ka  vendosur  në shitje shtëpinë e tij prej 6.000 metrash katrorë në lagjen e famshme të Los Angelesit, në H...

10:33

Khloe Kardashian flet për sëmundjen që vuan

Khloe Kardashian mund të jetë një yll botëror që është kthyer në fenomen nga një reality show për gati 13 vite, por edhe fansat e saj më të mirë mund të mos e d...

09:29

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI