Flash

Zbulohen detaje nga biseda e Kim dhe Kanye dje në makinë

Lapsi.al 29 July 2020
Zbulohen detaje nga biseda e Kim dhe Kanye dje në makinë

Kim Kardashian dhe Kanye West janë takuar së bashku për herë të parë që nga tubimi i fushatës në Karolinën e Jugut një javë më parë. Kim fluturoi drejt Cody të hënën duke u përpjekur të bind Kanye të trajtohet për bipolaritetin.Fotot e tyre bën xhiron e rrjetit sepse Kim u pa tek qante në makinë, teksa të gjithë duan të dinë se për çfarë kanë folur.

Së fundmi, mediat e huaja shkruajnë se Kim i ka kërkuar Kanye mos të kthehet në shtëpi pa u qetësuar dhe pa mbledhur veten.

Një burim ka thënë për “The Sun” se Kim do të kthehet në Calabasas, California pa burrin e saj, me shpresën se ai do të kërkojë ndihmë në mënyrë që të mund të kthehet në familje “kur të jetë gati”.

“Ajo i tha atij të mos kthehet derisa të ndjehet gati. Në të vërtetë, unë mendoj se ajo është duke u përpjekur të mbaj larg fëmijët e tyre nga ato që po ndodhin derisa ai të jetë më mirë – ajo është super e ndjeshme për ta. Fëmijët vijnë të parët”.-ka thënë burimi, i cili vazhdoi: “Sigurisht që ajo do që Kanye të kthehet në shtëpi dhe gjithçka të rikthehet si më parë, por realisht kjo nuk do të ndodhë.”

Javën e kaluar, Kim reagoi për herë të parë në Instagram pas deklaratave të Kanye, duke pranuar se ajo ishte e pafuqishme ndaj problemeve të tij psikologjike, duke e quajtur burrin e saj brilant, të shkëlqyeshëm, por të ndërlikuar.

Ylli i KUWTK tha se ‘fjalët e tij ndonjëherë nuk përputhen me qëllimet e tij’ teksa Kanye pretendoi se ai ishte ‘duke u përpjekur të shkurorëzohej’ nga Kim pasi ajo u takua me reperin e tij Meek Mill në një hotel. Ai po ashtu ka folur për abortin që kanë menduar për North dhe një sërë çështjesh delikate.

Pas gjithë kësaj që ndodhi, burime pranë dyshes treguan se reperi as nuk dëshironte ta takonte bashkëshorten e tij, por duket se ujërat janë qetësuar.

Në postimin e fundit në Twitter, ai i ka kërkuar falje publike Kim-it dhe e pranoi se e ka lënduar, ndërsa tani e ka kuptuar gabimin.

Të këshilluara

Detaje nga dasma sekrete e Songul Oden

Songül Öden i ka dhënë fund beqarisë ditën e djeshme. Por ende asgjë nuk është zbuluar nga mediat turke, për shkak se ceremonia ka qenë shumë private. Aktorja b...

15:01

10 filmat më të shikuar në Netflix

Një prej shërbimeve ‘streaming’, Netflix, gjatë kësaj jave e ka publikuar listën e 10 filmave më të shikuar në këtë platformë. Tre filmat më të shikuar t...

15:30

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI