Flash

Heqja e koalicioneve/ Yuri Kim i shkel syrin Ramës për ndryshimin e kushtetutës

Lapsi.al 29 July 2020
Heqja e koalicioneve/ Yuri Kim i shkel syrin Ramës për ndryshimin e

Që kur ka ardhur në Shqipëri Yuri Kim i ka sinkronizuar qëndrimet me kryeministrin. askush nuk ka pse surprizohet nga një diplomate të cilës si lëvizje e parë në Shqipëri do ti mbahet mend zemërimi se përse pesidenti i këtij vendi valviste flamurin e shtetit të saj. Edhe atëherë ajo i dha mundësi, Ramës të tallej në parlament se "Meta po e puth flamurin e SHBA-së pa leje"

Sa më shumë ashpërsohet situata politike, aq më tepër hermetike bëhen mesazhet që vijnë nga ambasadorja amerikane në Tiranë. Prandaj gjithnjë e më shumë, ndryshe nga sa ndodh me sinjalet që japin europianët, ato kanë nevojë për dekriptim. Kështu ka ngjarë edhe këtë të mërkurë pas përmbledhjes që ajo i bëri bisedave me liderët politikë (Ramën, Bashën, Metën). Po të lexohet me vëmendje deklarata e saj, ndryshe nga sa shkruajnë mediat pranë opozitës, duket qartë se ajo i ka hapur rrugë ndryshimeve kushtetuese në 30 korrik që ndalojnë koalicionet. Fillimisht ajo ka theksuar se "Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin", pra se një gjë të tillë mund ta bëjë edhe nesër pa shkelur ligjin.

Lexo me tej:

Bisedat e Yuri Kim me Metën, Ramën e Bashën, ambasada jep detaje

Por ajo ka shkuar edhe më tej duke thënë se edhe nëse Rilindja vepron në mënyrë të njëanëshme, mundësia për të dialoguar më pas mbetet e hapur: "Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve".

Dhe pasi ka theksuar se Parlamenti mundet ta ndryshojë Kushtetutën për heqjen e koalicioneve dhe pastaj të diskutohet që ato të ruhen!!! Yuri Kim ka bërë lojën e atij që nuk e kupton se ku fle lepuri dhe po vëzhgon se ç'do të ndodhë: "Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre". Pra mesazhi është i qartë: "Le të ndrohet njëherë Kushtetuta, pasaj flasim"

Pra, edhe njëherë ambasadorja amerikane që flet me tone prej arbitri, nuk ka munguar të marrë anë. Ajo është rreshtuar me Ramën ashtu sikurse ka bërë që në fillim të këtij procesi.

Në një moment, në 2 qershor, kur u duk sikur marrëveshja për kodin zgjedhor po ngecte, ambasadorja Amerikane mbrojti fare hapur versionin e Damian Gjiknurit i cili thoshte se atë po e prish opozita që shton kushte të reja.

“Nuk mundet që pasi biem dakort dhe pasi reflektojmë një pjesë të mirë për kërkesat që ishin parakusht, edhe me dëshmitarë ndërkombëtarë, të çedohet dhe të dilet me kërkesa të reja” u justifikua ai. Përfaqsuesit e PD -LSI e mohuan me prova dhe dokumenta se nuk kishte asnjë kërkesë të re. Por pavarësisht kësaj, sinkron me deklaratën e përfaqësuesit të PS-së që fajësonte opozitën për ‘kërkesat e reja” doli një ditë më pas edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. “Tani është koha të ndalni së këmbënguluri në pozicione të pazbatueshme dhe/apo vendosje kushtesh të reja” apeloi ajo.

Ambasadorja Kim si zëdhënëse e Damaian Gjiknurit?

Nuk kaluan as dy ditë kur marrëveshja dukej se ishte ende në ngëërç dhe Yuri Kim e ngriti sërisht gishtin për të fajësuar opozitën. "Topi është në fushën e Lulzim Bashës" tha fare qartë.

5 qershori/ Topi ka mbetur në fushën e Yuri Kim

Dhe askush nuk ka pse surprizohet nga një diplomate të cilës si lëvizje e parë në Shqipëri do ti mbahet mend zemërimi se përse pesidenti i këtij vendi valviste flamurin e shtetit të saj. Edhe atëherë ajo i dha mundësi, kryeministrit të tallej në parlament se "Meta po e puth flamurin e SHBA-së pa leje".Ndërsa kur Edi Rama edhe sipas të gjithë faktorëve Europianë kërkoi ta përmbyste marrëveshjen e 5 qershorit, duke ndryshuar me opozitën parlamntare në mënyrë të njënshme rregullat e lojës, ambasadores Kim nuk i'a nxuri kurrë goja të tregonte se në fushën e kujt gjendej topi. Prandaj deklarata e saj e fundit që në fillim ndryshoni kushtetutën, pastaj diskutoni prapë nuk ishte një surprizë. 

©Lapsi.al

Résultat de recherche d'images pour "meta flamuri amerikan ambasadorja brace"

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI