Flash

Dukagjin Lipa i thotë të gjitha, nga patriotizmi i Dua Lipës e deri tek shëndeti mendor

Lapsi.al 29 July 2020
Dukagjin Lipa i thotë të gjitha, nga patriotizmi i Dua Lipës e

Dua Lipa është padyshim këngëtarja shqiptare më e famshme ndërkombëtarisht, që na ka bërë gjithnjë shumë krenarë e vijon të na mahnis me sukseset që arrin çdo ditë. Kohët e fundit, shqiptarja ka qenë e përfshirë edhe në debatin e famshëm të vendosjes së Kosovës në hartën e Apple dhe më pas pushtoi mediat me postimin e flamurit autokton shqiptar. Së fundmi, pas gjithë polemikave babai i Duas, Dukagjin Lipa, ka dhënë një intervistë për Adi Krastën ku ka folur gjerë e gjatë rreth asaj çka ndodhi e shumë detajeve të tjera. Ai tha se ndihet keq kur e cilësojnë si kosovar, duke këmbëngulur se është shqiptar i Kosovës dhe se Dua po ashtu është shqiptare që ka lindur në Britani.

Ndër të tjera, Dukagjini u shpreh se nuk i imponon 24-vjeçares dashurinë për atdheun dhe se çdo postim që ajo e bën është prej saj dhe ndjenjave patriotike që ka për vendin dhe popullin e saj.

“Të gjitha postimet që bën, i bën se i ndjen. Unë asnjëherë nuk e shtyj. Ajo e bën se e do vendin e vet, dhe e ndjen përgjegjësi morale, e bën për të shfrytëzuar platforma të rëndësishme për të lartësuar emrin e shqiptarëve. Unë jam shqiptar, unë nuk jam kosovar, unë jam shqiptar nga Kosova. Dua Lipa është shqiptare që ka lindur në Britani”, u shpreh Dukagjin Lipa në lidhje me këtë çështje. Ky rast ka zgjuar shumë debat, mes njerëzve, por edhe edhe mes historianëve. Jetojmë në vitin 2021! Ne nuk duam luftën, ne jemi të njohur për paqe. Na duhet të promovojmë vendin tonë”

Ndërsa sa i përket jetës së Duas që tashmë ka kapur majat, babai i saj tha se ndonëse mund të duket bukur, jeta e një të famshmi është shumë e vështirë dhe stresuese. Ai u shpreh se një nga shqetësimet kryesore që ka për të bijën lidhet me shëndetin mendor për shkak të vështirësive dhe lodhjes që ka në profesion.

“Kur jemi në turne, një prej shqetësimeve kryesore të mia është shëndeti mendor. Është shumë e vështirë. Fluturon në orë 03:00 apo 04:00. Duhet të shkosh në hotel të pushosh. Më pas është koha e shout, që zgjat dy orë dhe është një shtrydhje e madhe fizike dhe mendor. Dua ka bërë rreth 245 koncerte në pak kohë. Në çdo rast ti duhet të jesh profesionist dhe duhet të tregosh 100% tënd, sepse njerezit kanë ardhur me të pa ty. Kjo është shumë e vështirë, por kemi një staf, një grup fantastik nga i pari deri të i fundit, që duhet t’i falenderoj, sepse jemi një familje e madhe. Edhe kur nuk jam unë, ata i gjenden pranë”.

Ndër të tjera, Dukagjini dha edhe një premtim shumë të bukur. Ai tha se vitin e ardhshëm Sunny Hill Festival do organizohet edhe në Shqipëri, 3 ditë në Prishtinë dhe 3 ditë në bregdet, duke na premtuar goxha surpriza. Ndërsa për këtë vit fatkeqësisht festivali nuk do organizohet për shkak të Covid-19.

Të këshilluara

Bebe Rexha: Më mungon mamaja ime

Këngëtarja shqiptare  Bebe Rexha, është lindur e rritur në New York. Përveç shtëpisë së familjes, ajo ka edhe një vilë luksoze në Los Angeles të Kalifornisë. ...

11:50

Martohet aktorja turke Songul Oden ( FOTO )

Aktorja e turke, Songul Oden i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar me biznesmenin turk, Arman Biçakçi pas 3 vjet takimesh së bashku.Çifti organizua...

11:15

Fejohet mbesa e princeshë Diana

Lady Amelia Spencer, mbesa e Princeshës Diana, është fejuar me të dashurin e saj prej njëmbëdhjetë vitesh, Greg Mallett. Mallett, një agjent i pasurive të pa...

10:54

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI