Flash

Twitter 'spiunon' njerëzit e famshëm

Lapsi.al 28 July 2020
Twitter 'spiunon' njerëzit e famshëm

Pas  vjedhjes së llogarive personale të personazheve të njohur, një tjetër skandal ka përfshirë Twitter-in, përmes të cilit pretendohet se platforma ka spiunuar llogaritë e njerëzve të famshëm, përfshirë këtu edhe Beyoncé-n.

Referuar një raportimi të Bloomberg (via The Verge), rreth 1,500 punonjës të Twitter-it dhe kontraktorë kanë mbikëqyrur llogaritë e përdoruesve, ku ndër të tjera kanë pasur akses në të dhënat personale, duke përfshirë edhe numrat e telefonit, adresat e emailit dhe adresat IP.Sipas Bloomberg, në vitin 2017 dhe 2018, disa kontraktorë të rrjetit social krijuan disa pyetje false gjoja për sigurinë e llogarisë dhe përmes tyre arritën të hynin në llogaritë e njerëzve të famshëm. Një ish-punonjës tha për Bloomberg se këto ndërhyrje ishin të shpeshta dhe kompania nuk mundi dot t’i gjurmonte plotësisht, gjë që ngre alarmin për shkeljen e privatësisë.Ky raport vjen pas skandalit në mes të korrikut, kur llogari në Twitter – përfshirë këtu atë të kandidatit për president të SHBA, Joe Biden, ish-presidentit, Barack Obama, çifti Kim Kardashian dhe Kanye West, CEO-s së Teslas, Elon Musk – u vodhën në përpjekje për të arritur një mashtrim me bitcoin (monedhë elektronike).Një zëdhënës i Twitter, u shpreh se çështja po shihej me kujdes. Disa prej llogarive që u vodhën, veçse të verifikuara, kishin të vendosur dhe opsionin e sigurisë me dy faktorë, që supozohet ta bëjë më të vështirë vjedhjen e një profili të tillë. Që prej fillimit të vitit 2018, hackers kanë krijuar llogari të rreme duke pretenduar se janë Elon Musk, Donald Trump dhe të tjerë të famshëm, për të mashtruar individë drejt së dërguarit bitcoins, ose forma të tjera të kriptomonedhave në formën e një investimi, me premtimin se ata do të dyfishojnë dhe trefishojnë paratë e tyre më vonë.

Të këshilluara

Songul Oden i jep fund beqarisë

Mediat turke kanë zbuluar se aktorja turke Songul Oden shumë shpejt do t’i japë fund beqarisë. Sipas gazetave turke të hënën Songul  do të lidhi kurorë me bi...

19:00

Harry Styles: Karantina më ndryshoi

Këngëtari Harry Styles i ka surprizuar të gjithë me ‘look-un’ e tij të fundit. Ai ka pozuar në një foto nga Madena në Itali dhe ka pohuar se gjatë karantinës...

18:30

Brenda shtëpisë së Gigi Hadid

Gigi Hadid është gati në fund të pritjes së ëmbël, por kjo s'do të thotë që nuk ka mjaftueshëm fuqi apo durim për t'u marrë me rimodelimin e shtëpisë. Së fundmi...

16:36

Dedikimi prekës i motrës së Naya Riverës

Pas vdekjes së aktores, Naya Rivera, shumë postime i janë dedikuar asaj, ndërsa kujtonin momentet e kaluara me të. Njëra prej tyre është edhe motra e saj, Ni...

16:10

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI