Flash

Ndërron jetë në mënyrë të papritur këngëtarja britanike

Lapsi.al 28 July 2020
Ndërron jetë në mënyrë të papritur

Këngëtarja britanike nga Manchester, Denise Johnson, është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare. Lajmi është konfirmuar pasditen e sotme nga një mik i saj në Twitter dhe më pas edhe nga familjarët. Denise njihej për vokalin e muzikës së lehtë e ritmike afro-britanike të viteve 1990-të, me grupin “Primal Scream” dhe albumin e tyre të famshëm “Screamadelica”. Prej një jave, thuhej se Denise Johnson ishte sëmurë, por të premten, pasi kishte folur me disa miq, këngëtarja kishte thënë se ndihej shumë më mirë. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkakun e vdekjes. Pas lajmit të trishtë, edhe kolegia e grupit “Happy Mondays”, Rowetta, ka shprehur dhimbjen për Denise duke u ndalur te zëri i saj brilant:

“Lajm i trishtë. Kam kaq shumë kujtime nga Denise kur ishim të reja. Humbje e madhe për Manchester-in dhe për muzikën. Ngushëllime familjes dhe të dashurve”.

Këngëtarja kishte në plan të publikonte albumin solo më 25 shtator. E lindur në Manchester në vitet ‘60-të, Johnson u rrit nën ritmet e muzikës “reggae” dhe “ska”, të cilat ndikuan në karrierën e saj në për zhanret “dance” dhe “soul”.

Të këshilluara

10 filmat më të shikuar në Netflix

Një prej shërbimeve ‘streaming’, Netflix, gjatë kësaj jave e ka publikuar listën e 10 filmave më të shikuar në këtë platformë. Tre filmat më të shikuar t...

15:30

Rita Ora fotografohet me të dashurin e ri

Rita Ora është fotografuar për herë të parë me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras. Këngëtarja e “Girls” dhe krijuesi i videove muzikore, 39-vjeçar, u fot...

14:17

Twitter 'spiunon' njerëzit e famshëm

Pas  vjedhjes së llogarive personale të personazheve të njohur, një tjetër skandal ka përfshirë Twitter-in, përmes të cilit pretendohet se platforma ka spiunuar...

12:06

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI