Flash

Dy motra binjake bëhen nëna në të njëjtën ditë

Lapsi.al 28 July 2020
Dy motra binjake bëhen nëna në të njëjtën

Gjithmonë bashkë! Jo vetëm në jetë, që patën fatin të ishin binjake, por edhe në fatin që patën për t’u bërë nëna në të njëtën ditë. Në fakt, në ditë të ndryshme, por me disa orë diferencë.

Stefania dhe Assunta Del Mondo, 28-vjeçare, nga Casoria, u bënë nëna në të njëjtën ditë pasi sollën në jetë dy djemtë e tyre, Lorenzo dhe Carmine, vetëm me disa orë diferencë. Lumturia është e vërtetë vetëm kur ndahet dhe kurrë më shumë se këtë herë, kjo s’ka qenë e vërtetë.

Dy motrat binjake kanë kaluar bashkë dhjetëra përvoja, gëzime dhe hidhërime. Megjithatë, kurrë nuk e kishin menduar se do të bëheshin nëna në të njëjtën periudhë, madje as që do të lindnin në të njëjtën ditë. Lorenzo lindi në orën 23:30 më 24 korrik, Carmine në orën 3.51, më 25 korrik. Gëzimi i binjakeve dhe anëtarëve të familjes është i jashtëzakonshëm. Të vegjlit, më shumë se kushërinj, do të rriten si vëllezër dhe, ashtu si edhe nënat e tyre, do të ndajnë tërë jetën e tyre së bashku.

Lindja u krye në Poliklinikën e Universitetit Vanvitelli, në repartin e udhëhequr nga Prof. Nicola Colacurci, drejtor i departamentit të gjinekologjisë dhe obstetrisë të Universitetit të Campania-s: “Jemi pjesë e gëzimit të madh të këtyre familjeve për lindjen e dy fëmijëve të vegjël që fati i deshi po aq sa nënat e tyre. Një ngjarje e bukur, unike dhe e rrallë që patëm kënaqësinë të ishim pjesë. Në Vanvitelli jemi gjithmonë të lumtur të ndihmojmë nënat e ardhshme për të vënë në dispozicion të tyre profesionalizmin e stafit tonë dhe strukturave të kohës për të ndihmuar më shumë foshnjat e tyre".revista class

Të këshilluara

Si të përgatisni ujë detox në shtëpi

Pijet detoks janë bashkim i frutave dhe perimeve të caktuara me ujë ose jo. Konsumimi i tyre ka efekt “pastrues” për mëlçinë dhe sistemin tretës. Pastrimi ap...

18:05

Parfumet më të mirë në të gjithë botën

Në një studim të Grand View Research, thuhet se deri në vitin 2025, tregu global i parfumeve pritet të arrijë 91.17 miliardë dollarë ndaj nuk është çudi që shum...

12:46

Aloe Vera, 8 përdorimet e saj

Me siguri, sa herë përmendet aloe vera në mendje ju vijnë dy gjëra:bima më e famshme e kohëve të fundit dhe gjëja e parë që përmendim kur jemi djegur nga dielli...

12:59

Tendencat e flokëve për verën e 2020-ës

Mes valës së nxehtësisë që po mban të gjithë vendin dhe nevojës për të vënë një maskë sa herë që të duhet të dalësh, i vetmi stil flokësh i rehatshëm që do ...

16:19

10 hapa për një nxirje perfekte

Përpos gjithë të mirave që na sjellin rrezet e Diellit nuk duhet të harrojmë kurrsesi se ato mund të jenë edhe të rrezikshëm sidomos nëse ekspozohemi pa asnjë m...

18:05

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI