Flash

Arsyet përse përjetoni 'Deja vu'

Lapsi.al 28 July 2020
Arsyet përse përjetoni 'Deja vu'

Shumica prej jush me siguri kanë përjetuar të paktën një “déjà vu” në jetën e tyre dhe tashmë, skanimet e para të trurit mbi këtë fenomen shpjegojnë përse. Sipas studiuesit Akira O’Connor, është një shenjë që tregon se truri po kontrollon kujtimet tona.

Sipas këtij studimi, gjithashtu rezulton se truri i personave që përjetojnë “déjà vu”, funksionon siç duhet. Ky fenomen prej vitesh ka qenë një mister për studiuesit, për shkak të natyrës së paparashikueshme dhe shpejtësisë në të cilën ndodh.Për të realizuar këtë studim në Universitetin e St. Andrews në Britani, është përdorur metoda e krijimit të kujtimeve false. Kjo teknikë konsiston në paraqitjen e disa fjalëve të lidhura me njëra-tjetrën si: krevat, jastëk, natë, ëndërr etj., por jo fjalën kyçe që i lidh së bashku: gjumin. Kur personat që i kanë dëgjuar ato, pyeten të nesërmen për këto fjalë, ata mendojnë se kanë dëgjuar edhe fjalën gjumë-një kujtim fals. Në këtë mënyrë, ata përjetonin një “déjà vu”.Shkaqe të tjera pse mund të përjetoni një déjà vu:

1-Jeni i/e re.

Rreth 60, 70% e njerëzve që përjetojnë diçka të tillë janë të rinj. Deja vu-të më të shpeshta njeriu i kalon në periudhën 15-25 vjeç.

2- Jeni të stresuar

Sa më shumë të stresuar të jeni, aq më shumë deja vu mund të përjetoni. Kjo, për shkak të presionit në të cilin truri juaj gjendet në ato momente.

3-Truri juaj po punon!

Siç e thamë,  déjà vu është një provë që tregon sa mrekullisht funksionon truri i njeriut. Pra, asgjë për t'u shqetësuar, është lajm i mirë.

Të këshilluara

Si të përgatisni ujë detox në shtëpi

Pijet detoks janë bashkim i frutave dhe perimeve të caktuara me ujë ose jo. Konsumimi i tyre ka efekt “pastrues” për mëlçinë dhe sistemin tretës. Pastrimi ap...

18:05

Parfumet më të mirë në të gjithë botën

Në një studim të Grand View Research, thuhet se deri në vitin 2025, tregu global i parfumeve pritet të arrijë 91.17 miliardë dollarë ndaj nuk është çudi që shum...

12:46

Aloe Vera, 8 përdorimet e saj

Me siguri, sa herë përmendet aloe vera në mendje ju vijnë dy gjëra:bima më e famshme e kohëve të fundit dhe gjëja e parë që përmendim kur jemi djegur nga dielli...

12:59

Tendencat e flokëve për verën e 2020-ës

Mes valës së nxehtësisë që po mban të gjithë vendin dhe nevojës për të vënë një maskë sa herë që të duhet të dalësh, i vetmi stil flokësh i rehatshëm që do ...

16:19

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI