Meta apel Ramës: Hiq dorë nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese
E gjithë tentativa e Metës është të dëshmojë se kjo kokëfortësi e Ramës për të fituar avantazhe elektorale për veten, po e ftoh vendin me BE. Dhe duket se presidenti nuk e ka zgjedhur më kot këtë strategji. Eshtë hera e parë që prej ardhjes së rilindjes në pushtet, kur vende dhe organizma të BE po identifikojnë kryeministrin aktual si faktor të destabilitetit dhe prishës së regullave të lojës. Menjëherë sapo nënshkroi marrëveshjen e 5 qershorit, duke pranuar disa hapa drejt kontrollit të vjedhjes së zgjedhjeve, si identifikimi biometrik dhe vëzhgimi me kamera i qendrave të votimit, Rama vendosi të përmbysë tryezën. Duke qenë koshient se koalicionet parazgjedhore ndihmonin PD dhe LSI, ai grisi marëveshjen me dëshmitarë ndërkombëtarë për të ndryshuar regullat e lojës në mënyrë të njëanëshme dhe vendosi të rishkruajë nenet 64 dhe 68 të kushtetutës për të penguar PD dhe LSI në hynin sëbashku në zgjedhje. Pikërisht kjo gjë filloi reagimet nga BE, për të cilat Meta po paralajmëron sot. Fillimisht OSBE foli për pamundësinë e ndryshimeve in ekstremis një vit para zgjedhjeve. Asaj iu bashkua edhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley, i cili bëri të qartë se Komisioni Europian nuk mbështet nismat për ndryshimin e sistemit zgjedhor disa muaj para zgjedhjeve. “Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevoijten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE”, shkroi ai në një qendrim në Tëitter.Prishja e marëveshjes/ A ka nisur thyerja e Ramës me ndërkombëtarët (deklaratat)
Por, kur u pa se Rama do të vazhdonte në këtë rrugë, përfaqësuesit e Bundestagut gjerman lëshuan sinjale më të ashpra dhe më pak diplomatike “Të dyja këto ndryshime, nëse do të miratohen nga Parlamenti, do të ishin një shkelje serioze e marrëveshjeve të 5 qershorit dhe 14 janarit…..Kjo do të vendoste parlamentin shqiptar dhe shumicën qeverisëse, përfshirë Kryeministrin, kundër vendimit të të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian, të marrë në mars të këtij viti, dhe do të vinte në veçanti në pikëpyetje perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian” shkroi një nga figurat kryesore të partisë së Merkelit, deputeti gjerman, Johann David Wadephul.Profil Wadephul/ Njeriu pranë Merkel që po kërcënon Edi Ramën
“Bundestagu gjerman nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që minojnë këtë marrëveshje” kërcënoi ai.Kërcënon Gjermania: Tërhiquni nga ndryshimet kushtetuese ose bllokojmë hapjen e negociatave
Edhe pasi parlamenti miratoi me 99 vota të paprekur marëveshjen e 5 qershorit, europiantët nuk u kënaqën, as nuk u gënjyen. “Rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit nuk duhet të shmangen“, paralajmëroi komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Në të njëjtën gjatësi vale qe edhe Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të kristiandemokratëve gjermanë (CDU/CSU) në Bundestag, si dhe raportues për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU. “Partia Socialiste po tenton ndryshime jashtë marrëveshjes: heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten? Bëni kujdes! Ndryshime të tjera bëhen vetëm, nëse partitë e rëndësishme brenda dhe jashtë parlamentit bien dakord për to. Jam i bindur se kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE-së, do ta mbrojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit mes të gjitha partive. Besimi reciprok është i domosdoshëm!” ” – theksoi reporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestagun gjerman. Pikërisht këtyre deklaratave që paralajmërojnë për mosbërjen e veprimeve të njëanshme dhe ndryshimeve pa konsensus të kushtetutës, se përndryshe do bllokohet hapja e negociatave më Shqipërinë, i është bashkuar edhe presidenti Meta. Në mesazhin të mbushur me referenca për ‘Integrimin Europian”, “Shqipërinë në BE”, “hapjen e negociatave” ai ka marrë krahun e aleatit të europianëve duke lënë qartë të kuptohet se Rama po prish marëdhënien me ta vetëm për interesin e tij elektoral. ©Lapsi.al