Flash

Takimi/ Ambasadorët e SHBA dhe BE shtojnë trysninë mbi Ramën

Lapsi.al 27 July 2020
Takimi/ Ambasadorët e SHBA dhe BE shtojnë trysninë mbi Ramën

Diplomatët e huaj në Tiranë nuk kanë marrë pushimet për të mbajtur të ngritur presionin ndaj Edi Ramës, për të shmangur veprimet e njëanshme në lidhje me ndryshimin e  marrëveshjes së 5 qershorit.

Sot Yuri Kim dhe Luigi Soreces kanë ndejtur sërish rreth rreth një orë në zyrën e kryeministrit për të kërkuar që çdo ndryshim të bëhet "në mirëbesim dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse". Zyra e shtypi të selisë së rrugës s Elbasanit i ka shpërndasrë mediave një njoftim ku thuhet se: “Kim e falenderoi kryeministrin për udhëheqësinë e tij ne sigurimin e miratimit te marrëveshjes se 5 qershorit dhe mirëpriti vazhdimin e diskutimeve te ndërsjella ne Këshillin Politik ne lidhje me masat shtese. Ambasadorja theksoi rëndësinë qe te gjitha palët te marrin pjese në mirëbesim, ne mënyre gjithëpërfshirëse dhe transparente”- theksohet aty.

Në fakt që pas votimit të marrëveshjes së 5 qershorit në parlament, diplomatët e huaj e përshëndetën këtë hap, por në qëndrimet e tyre pati diferenca të dukshme mes qëndrimit të europianëve dhe atij të SHBA, e cila qe më e "butë" me kryeministrin.

https://lapsi.al/2020/07/23/miratohet-me-100-vota-5-qershori-nderkombetaret-e-pershendesin-shba-ndryshe-nga-europianet/

Ambasadorja amerikane Juri Kim duke përgëzuar për votimin e draftit të 5 qershorit, i la pak vend në qëndrimin e saj dyshimeve të opozitës se tetntativat për të ndaluar koalicionet dhe ndryshuar njëanshmërisht kushtetutën e prishin thelbin e paktit të arritur në sy të ndërkombëtarëve. "Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare" tha ajo.

 

Lexo me tej:

Kulisat/ Si u përpoq Rama të manipulonte takimin me Yuri Kim

Europiantë qenë më të drejtëpërdrejtë se ndryshimet e reja “nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit”, e cila duhet të bëhet me pjesmarrjen e të gjitha palëve, dhe dhe ajo që u arrit nuk duhet shmangur.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ths se "Procesi që çon në ndryshime shtesë nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit“. Po të njëjtin mesazh se “Diskutimi i mëtutjeshëm i reformave duhet të jetë vërtet përfshirës me pjesëmarrjen aktive të të gjitha palëve”, përsëriti dhe ambasadori britanik Duncan Norman.

Takimi i sotëm i ambasadorëve me Ramën u bë para ftesës që socialistët i kanë  bërë Këshillit Politikpër tu mbledhur ditën e martë (28 Korrik), ku pritet të diskutohet për paketën e tretë të amendimeve. Pjesë e tryezës së diskutimeve pritet të jenë edhe përgjigjeve që kanë dhënë ekspertët për pyetjet e bëra në mbledhjet e kaluara nëse amendamentet kushtetuese që janë tanimë në procedurë parlamentare lejojnë apo pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë siç propozon opozita jashtëparlamentare. Gjithashtu, nëse amendamentet kushtetuese lejojnë apo pengojnë koalicionet. Edhe njëherë Kim Dhe Soreca kanë ushtruar trysni mbi Ramën që ato mos bëhen në mënyrë të njënaëshme. Por pas takimit me ta kryeministri nuk tregoi shenja terheqjeje. Ai deklaroi ne parlament se ne 30 qershor ndryshimet e njeaneshme do te votohen. "Ne jemi zgjedhur të udhëheqim dhe jo të merremi me të tjerët, dhe ja pse ne në 30 korrik duan apo s’duan ata ne do i votojmë ndryshimet që kemi folur. Asgjë s’kanë për të fituar ata jashtë në këtë rrugë që kanë nisur.

Ata që thonë se 30 korriku cënon 5 qershorin nuk dinë ca flasin. Marrëveshja e 5 qershorit ka thelb etj etj dhe ato nuk preken, ato do zbatohen siç kanë rënë dakord, e përsëris apeli për PD dhe ata të tjerët jashtë të mos lodhen duke e kundërshtuar. Është kry po ju them , mos u lodhni! deklaroi Rama.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI