Flash

Si të përgatisni ujë detox në shtëpi

Lapsi.al 27 July 2020
Si të përgatisni ujë detox në shtëpi

Pijet detoks janë bashkim i frutave dhe perimeve të caktuara me ujë ose jo. Konsumimi i tyre ka efekt “pastrues” për mëlçinë dhe sistemin tretës.

Pastrimi apo detoksi total konsiston në konsumin e vetëm  të tilla lëngjeve për disa ditë me rradhë, por sipas Institutit Kombëtar të Shëndetesisë në Amerikë, nuk ka ende prova konkrete që programet detoks largojnë në të vërtetë substancat e dëmshme nga trupi. Prandaj, sugjerohet të pihen në mëngjes ose përgjatë ditës, por duke u shoqëruar edhe me ushqime të tjera të shëndetshme. Përbërësit kryesorë për një pije detoksi janë:

Lakra jeshile - Jashtëzakonisht i ulët në kalori, anti-oksidues i fuqishëm me veti anti-inflamatore dhe i dobishëm për artritin dhe sëmundjet autoimmune.

Spinaqi - I mbushur me vitamina, ka veti anti-kanceroze dhe është një nga ushqimet më të shëndetshme në planet.

Kastraveci - Është 95% ujë, është një detoksifikues i jashtëzakonshëm dhe ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe veshkave

Limoni - Një nga përbërësit më të rëndësishëm që mund të rezervoni në kuzhinën tuaj pasi është një agjent pastrimi shumë efektiv.

Karotat - Të njohura për faktin se janë një burim i mirë i beta-karotenit, fibrave, vitaminës K dhe kaliumit.  Përmirësojnë nivelin e ulët të kolesterolit.

Selino - Me pak kalori, pasi është kryesisht ujë. Është një ushqim me gliceminë të ulët dhe një burim i mirë i fibrave dietike.Përmban vitamina A, vitamina C dhe K.

Panxhari -Përmban lëndë ushqyese që mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, luftimin e inflamacionit dhe mbështetjen e detoksifikimit

Molla - "Një mollë në ditë mban mjekun larg!" nuk është rastësisht nga një thëniet më të  famshme. Ndihmon për të luftuar inflamacionin dhe shëndetin e zemrës.

Portokalli - Përforcues i sistemit imunitar, pasi është i pasur meVitaminë C dhe me pak kalori

Shafrani – Ka veti anti-inflamatore dhe anti-oksiduese.

Xhenxhefili - ndihmon në tretje dhe mbështet sistemin imunitar.Këto përbërës mund t’i kombinoni si të doni. Ja disa sugjerime:

“Drink your greens” - Spinaq, kastravec, selino, limon, xhenxhefil dhe mollë (opsionale: majdanoz)

“The detoxifier” - Panxhar, karrota, limon, xhenxhefil, mollë

“The vision” -  Karrota, portokalle, xhenxhefili (opsionale: shafran/turmerik)

“Sweet carrot” - Mollë, karrota dhe majdanoz

Të këshilluara

Parfumet më të mirë në të gjithë botën

Në një studim të Grand View Research, thuhet se deri në vitin 2025, tregu global i parfumeve pritet të arrijë 91.17 miliardë dollarë ndaj nuk është çudi që shum...

12:46

Aloe Vera, 8 përdorimet e saj

Me siguri, sa herë përmendet aloe vera në mendje ju vijnë dy gjëra:bima më e famshme e kohëve të fundit dhe gjëja e parë që përmendim kur jemi djegur nga dielli...

12:59

Tendencat e flokëve për verën e 2020-ës

Mes valës së nxehtësisë që po mban të gjithë vendin dhe nevojës për të vënë një maskë sa herë që të duhet të dalësh, i vetmi stil flokësh i rehatshëm që do ...

16:19

10 hapa për një nxirje perfekte

Përpos gjithë të mirave që na sjellin rrezet e Diellit nuk duhet të harrojmë kurrsesi se ato mund të jenë edhe të rrezikshëm sidomos nëse ekspozohemi pa asnjë m...

18:05

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI