Flash

Mbërrin në Shqipëri loja e rrezikshme “Jonathan Galindo”

Lapsi.al 27 July 2020
Mbërrin në Shqipëri loja e rrezikshme “Jonathan

Pak ditë më parë, Policia e Shtetit njoftoi për një lojë të rrezikshme, të quajtur “Jonathan Galindo”, njohur edhe si “Cursed Goofy”, që po qarkullonte online dhe u bëri thirrje prindërve për kujdes. Njerëz anonimë që fshihen pas personazhit “Jonathan Galindo” i nxisin fëmijët të bëhen pjesë e një loje që mund t’i çojë deri në vetëvrasje. Së fundmi janë denoncuar edhe rastet e para në Shqipëri.TV Klan raporton se në Linjën Kombëtare të Ndihmës për Fëmijë, “Alo 116”, kanë mbërritur 5 sinjalizime brenda 1 jave.

“Bëhet fjalë për një adresë, që është në Instagram, fëmijët janë kontaktuar nga e njëjta adresë. Disa biseda janë bërë në shqip, disa biseda janë bërë në anglisht. Pra akoma duhet parë se kush është personi që fshihet pas asaj adrese. Janë të grupmoshës 10 deri 16 vjeç që na kanë sinjalizuar”, -thotë për Tv Klan, Mirgit Vata nga “Alo 116”.

Faqja e denoncuar është mbyllur, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i personit. Sipas psikologes Moza Sula, më të rrezikuar janë fëmijët që kalojnë shumë kohë në internet apo ata që bëjnë një jetë të varfër sociale.

“Nëse ndryshon diçka në humorin e fëmijës, në rutinën ditore, në higjienën personale, nëse nuk është më i komunikueshëm si më parë... Eksplorimi në faqe të pakontrolluara mund ta bëjë fëmijën burim viktimizimi në çdo moment prandaj është shumë e rëndësishme të bëhet kontrolli nga ana e prindërve”, -shprehet ajo.

Loja është e ngjashme me “Balenën Blu”. Nëse fëmijët e kontaktuar nga “Jonathan Galindo” do të pranojnë të luajnë, sfida mund të zgjasë 50 ditë, me 50 sfida të ndryshme dhe sfida e fundit mund t’i çojë fëmijët deri në vetëvrasje.

Të këshilluara

Parfumet më të mirë në të gjithë botën

Në një studim të Grand View Research, thuhet se deri në vitin 2025, tregu global i parfumeve pritet të arrijë 91.17 miliardë dollarë ndaj nuk është çudi që shum...

12:46

Aloe Vera, 8 përdorimet e saj

Me siguri, sa herë përmendet aloe vera në mendje ju vijnë dy gjëra:bima më e famshme e kohëve të fundit dhe gjëja e parë që përmendim kur jemi djegur nga dielli...

12:59

Tendencat e flokëve për verën e 2020-ës

Mes valës së nxehtësisë që po mban të gjithë vendin dhe nevojës për të vënë një maskë sa herë që të duhet të dalësh, i vetmi stil flokësh i rehatshëm që do ...

16:19

10 hapa për një nxirje perfekte

Përpos gjithë të mirave që na sjellin rrezet e Diellit nuk duhet të harrojmë kurrsesi se ato mund të jenë edhe të rrezikshëm sidomos nëse ekspozohemi pa asnjë m...

18:05

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI