Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Libri biografik i prince Harry që do trondisë familjen mbretërore

Lapsi.al 27 July 2020
Libri biografik i prince Harry që do trondisë familjen mbretërore

Një libër biografik për jetën e Harry-t dhe Meghan-it në mbretëri, pritet të publikohet së shpejti. Ndërkohë The Times ka publikuar disa pasazhe të librit që pritet të trondisë familjen mbretërore. Sipas këtij libri, gjatë një bisede të bërë në mars, disa kohë pasi Meghan dhe Harry njoftuan se do të hiqnin dorë nga detyrat mbretërore, dukesha i tha me lot në sy një shoqeje:

“Unë hoqa dorë nga gjithë jeta ime për këtë familje. Isha e gatshme të bëja gjithçka që duhej. Por ja ku jemi! Është shumë e trishtueshme”, -i tha ajo mikeshës.

Pasazhi, botuar nga Times, thotë se pas vendimit të çiftit për t'u larguar nga familja mbretërore dhe për t'u transferuar në Los Angeles qëndron Princi Harry dhe jo Meghan, siç kemi menduar të gjithë.

“Ishte Harry ai që donte të largohej. Thellë-thellë, ai gjithnjë po luftonte brenda asaj bote. Ndërsa ajo [Meghan] e hapi derën për të.”

"Finding Freedom: Harry, Meghan and the Making of a Modern Royal Family" u shkrua nga vëzhguesit mbretëror, Omid Scobie dhe Carolyn Durand. Biografia, që do të botohet muajin tjetër dhe e shkruar me pjesëmarrjen e disa prej njerëzve që janë më afër çiftit, tregon të vërtetën e largimit të çiftit Sussex nga Mbretëria e Bashkuar.

Pas dasmës së tyre në maj të 2018-ës, Harry dhe Meghan u panë si mbretërorët e ardhshëm dhe popullariteti i tyre u rrit ndjeshëm, gjë e pasqyruar edhe në mediat sociale më pas. Por sipas biografisë ata janë ndjerë të pambështetur në atë që donin të bënin më pas. Ekstrakte nga libri i bujshëm pretendojnë se Harry dhe Meghan ndiheshin të lënë në mëshirë të fatit dhe të irrituar që William dhe Kate morën të gjitha rolet më të mira zyrtare, para se ata të vendosnin të largoheshin për në SHBA.

“Finding Freedom” gjithashtu përshkruan se si marrëdhëniet midis çiftit Harry-Meghan dhe William-Kate u tensionuan aq shumë saqë në mars ata mezi flisnin. Biografia pretendon se dy çiftet vështirë se folën në shërbimin e Commonwealth në Westminster Abbey, pavarësisht se nuk e kishin parë njëri-tjetrin që nga janari. Autorët e librit, Scobie dhe Durand, thanë:

“Megjithëse Meghan u përpoq të krijonte kontakt me sy me Kate, dukesha mezi e pranoi.”

Autorët përshkruajnë një tension në rritje midis çiftit Sussex dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore. Ata thonë se Harry dhe Meghan mendonin se ankesat e tyre nuk merreshin seriozisht dhe besonin se familjet e tjera mbretërore po sajonin histori rreth tyre për shtypin.

“Vetëm një pjese të vogël të njerëzve që punonin në pallat mund t'u besonin. Madje roja i vjetër iu referohej si ‘vipat’,” -shkruajnë autorët.

Një zëdhënës i Harry-t dhe Meghan-it tha se çifti nuk kontribuoi në libër, por ai nuk mohoi në asnjë moment përmbajtjen e ekstrakteve të The Times.

Në deklaratë thuhej: 'Duka dhe Dukesha e Sussex nuk u intervistuan dhe nuk kontribuan në ‘Finding Freedom’. Ky libër është i bazuar në përvojat e vetë të autorëve si anëtarë të korpusit të shtypit mbretëror dhe raportimit të tyre të pavarur."

"Sekretet" e tjera mbeten për t'u zbuluar pas publikimit të librit.

Të këshilluara

Martesa e 'rreme' e Michael Jackson

Michael Jackson shokoi  opinionin në vitin 1994 kur tha se është martuar në fshehtësi me Lisa Marie Presley. Asokohe sapo kishte përfunduar një proces gjyqës...

15:00

Kris Jenner 'injoron' ofendimet e Kanye West

Kris Jenner e ka thyer heshtjen në mediat sociale pas dramës në të cilën u përfshi dhëndri i saj, Kanye West, i cili iu referua asaj si ‘Kris Jong-Un’. Megji...

14:30

Kanye West i kërkon falje publike Kim

Një ditë pas deklaratave për abortin, Kanye West shpërtheu me disa postime në Twitter ku foli për reagimin e Kim Kardashian dhe për vjehrrën e tij Kris Jenner p...

12:56

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI