Flash

Gent Fatali dhe Rozafa drejt zyrtarizimit të lidhjes

Lapsi.al 27 July 2020
Gent Fatali dhe Rozafa drejt zyrtarizimit të lidhjes

Gent Fatali është një ndër artistët më të talentuar që brenda pak kohësh arriti të bëhej pjesë e tregut muzikor shqiptar. Megjithatë, kohët e fundit është vënë re një mungesë nga ana e tij në muzikë.

Disa javë më parë reperi tregoi në një intervistë se po merret me biznes dhe kohën më të madhe e shpenzon atje, andaj është tërhequr nga muzika.

Megjithatë, pritjes i ka ardhur fundit dhe tashmë ai ka gati një projekt të ri muzikor, që pritet të lançohet së shpejti.

Më herët Genti pati lajmëruar se artisti me të cilin do bashkëpunojë i fillon emri me S, pa dhënë shumë detaje, teksa së fundmi ka shpërndarë një video në Instagram, ku shfaqet me të dashurën e tij, Rozafën.

Ndër të tjera, mes rreshtave të këngës thuhet: “Du me ta shti unazën n’gisht e me t’qu te shpija”.

Videoja është e shoqëruar me një emoji në formë unaze dhe një çifti të dashuruar dhe disa pikëpyetje, duke na vendosur kështu në mëdyshje.

Si duket çifti paska ndërmend ta zyrtarizojë lidhjen, por nuk përjashtohet mundësia edhe që të jenë fejuar. Sakaq, ekziston edhe një opsion tjetër, sipas së cilit Rozafa të jetë pjesë e videoklipit të ri.

Momentalisht, nuk mund të themi asgjë me siguri, por na mbetet të presim të reja nga çifti.

Të këshilluara

Martesa e 'rreme' e Michael Jackson

Michael Jackson shokoi  opinionin në vitin 1994 kur tha se është martuar në fshehtësi me Lisa Marie Presley. Asokohe sapo kishte përfunduar një proces gjyqës...

15:00

Kris Jenner 'injoron' ofendimet e Kanye West

Kris Jenner e ka thyer heshtjen në mediat sociale pas dramës në të cilën u përfshi dhëndri i saj, Kanye West, i cili iu referua asaj si ‘Kris Jong-Un’. Megji...

14:30

Kanye West i kërkon falje publike Kim

Një ditë pas deklaratave për abortin, Kanye West shpërtheu me disa postime në Twitter ku foli për reagimin e Kim Kardashian dhe për vjehrrën e tij Kris Jenner p...

12:56

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI