Flash

Divorci një histori e shkuar, aktorja turke flet për dashurinë e re

Lapsi.al 27 July 2020
Divorci një histori e shkuar, aktorja turke flet për dashurinë e

Vetëm 2 vjet pas martesës së bujshme të vitit 2015, aktorja e njohur turke, Merve Boluğur, u divorcua nga aktori Murat Dalkilic - një dashuri disavjeçare, e cila, për fatin e tyre të keq, nuk rezultoi e suksesshme. Prej asaj kohe, me gjithë spekulimet, titujt dhe hamendësimet për ndarjen, askush nga dy aktorët nuk foli për arsyet e vërteta që e çuan çiftin drejt divorcit. Burime pranë aktores, asokohe thoshin për mediat turke se dy aktorët jetonin të ndarë prej një kohe të gjatë, martesa e tyre nuk kishte qenë e lumtur dhe se dëshironin që për këtë vendim të respektohej tërësisht privatësia e tyre.  Në fakt, kështu ndodhi. Aktorja që njihet për rolet e saj në serialin "Kuzey Guney", Zeynep, e më pas në serialin "Sulejmani i Madhërishëm", në fakt e jetoi vetminë për një kohë të gjatë, një periudhë pothuaj 3-vjeçare.Deri në këtë sezon të nxehtë vere, ku Merve Boluğur është parë gjithandej me të dashurin e ri. Madje edhe para syve të të gjithëve...Mediat turke, prej disa ditësh, kanë postuar foto nga plazhi në Çeşme-Dalyan, ku Merve Boluğur dhe i dashuri i saj i ri, Burak Dayı, janë parë pranë njëri-tjetrit.

Merve Boluğur & Murat Dalkilic

Të kapur dorë për dore, duke përkëdhelur apo puthur njëri-tjetrin, Merve dhe Burak nuk u janë ndarë syve kureshtarë të paparacëve në zonë. Lojërat e dashurisë së tyre janë ndjekur dhe regjistruar me interes edhe nga ata që ishin në plazh.

Boluğur shihet gjithmonë duke qeshur e duke iu gëzuar dashurisë së të dashurit të saj, i cili ka një profil më të ulët publik.

Të këshilluara

Martesa e 'rreme' e Michael Jackson

Michael Jackson shokoi  opinionin në vitin 1994 kur tha se është martuar në fshehtësi me Lisa Marie Presley. Asokohe sapo kishte përfunduar një proces gjyqës...

15:00

Kris Jenner 'injoron' ofendimet e Kanye West

Kris Jenner e ka thyer heshtjen në mediat sociale pas dramës në të cilën u përfshi dhëndri i saj, Kanye West, i cili iu referua asaj si ‘Kris Jong-Un’. Megji...

14:30

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI