Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Misteri i ishullit italian, banorët e të cilit nuk preken nga koronavirusi

Lapsi.al 26 July 2020
Misteri i ishullit italian, banorët e të cilit nuk preken nga

Giglio është një ishull i vogël i Italisë, me afro 800 banorë të cilët janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Kur 3 vizitorë mbërritën në këtë ishull dhe dolën pozitivë me Covid-19, frika pushtoi tërë ishullin. Por me kalimin e ditëve, asnjë nga banorët nuk pati asnjë simptomë të Covid-19.

Rasti i parë më koronavirus në këtë ishull ishte një 60-vjeçar, i cili mbërriti më 18 shkurt. Ai kishte ardhur për një varrim dhe kishte përqafuar shumë njerëz, teksa thuhej se kishte pasur kollë tërë kohën.

Më 5 mars, 5 ditë para se të deklarohej mbyllja e Italisë edhe tre vizitorë që erdhën në ishull dolën pozitivë. Njëri nga ta ishte një gjerman nga Italia veriore, epiqendra e pandemisë. Pasi rezultoi pozitiv, vizitori gjerman u izolua në ishull.

Asnjë rast tjetër nuk është shfaqur pozitiv në këtë ishull, edhe pse që nga lirimi i masave kufizuese shumë turistë nga pjesët tjera të Italisë kanë filluar ta frekuentojnë këtë vend. Ende nuk është e qartë se çfarë ndodhi që virusi nuk u përhap. Si rrjedhojë, kanë lindur një sërë teorish. Njëra është se ishte punë fati dhe të sëmurit nuk e kishin përhapur virusin aq shumë.

Tjetra është pak më ekzotike, dhe ka të bëjë me gjenet e kësaj popullate. Shumë banorë të këtij ishulli me gjenerata martohen në mes vete. Për këtë, shkencëtarët duan të bëjnë një studim gjenetik për të parë nëse ka diçka në gjenet e tyre që i shpëtoi. Atributet po iu jepen edhe kushteve të mira klimatike dhe natyrës së pasur, e cila mund të ketë shpëtuar banorët nga Covid-19.

What to Do on Isola del Giglio - Tuscan Wanders

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Me sytë katër

PAPARAZZI