Flash

Martesa e 'rreme' e Michael Jackson

Lapsi.al 26 July 2020
Martesa e 'rreme' e Michael Jackson

Michael Jackson shokoi  opinionin në vitin 1994 kur tha se është martuar në fshehtësi me Lisa Marie Presley.

Asokohe sapo kishte përfunduar një proces gjyqësor lidhur me akuzat ndaj këngëtarit me abuzim me fëmijët, ndërsa shumëkush kishte thënë se arsyeja e kësaj martese ishte rregullimi i imazhit publik të mbretit të muzikës pop. Sidoqoftë, në deklaratat e tyre, Michael dhe Lisa (që asokohe ishin 37 dhe 27 vjeç) thoshin se lidhja e tyre ishte reale dhe se po përpiqeshin të kenë një fëmijë bashkë.Martesa e tyre zgjati dy vite, ndërsa punonjësit në shtëpinë e Jackson thonë se e gjitha ishte mashtrim dhe se ai i hidhte mbathjet e vajzës së Elvis Presleyt në dysheme që të dukej sikur kanë bërë seks.Sandy Domz, e cila ka punuar si asistente administrative në rançin Neverland, ka thënë në dokumentarin e “Inside Edition” se nuk dukej sikur një lidhje natyrale e as si një miqësi. “Michael mbante të brendshme dhe i hidhte ato në dysheme. Ato ishin edhe të spërkatura me parfum, në mënyrë që të dukej sikur Lisa Marie ka qenë në dhomën e gjumit”.“Por, sa mbaj mend unë, ajo asnjëherë nuk ishte aty. Ajo ishte ose në ‘Rose Room’ ose flinte në dhomën e miqve”, ka treguar ajo.Ndërsa ish-shërbyesi i këngëtarit, Adrian McManus, ka thënë se Jackson madje shkonte aq larg saqë vendoste gota të thyera pranë krevatit për të sugjeruar se ishte fjala për një pasion të egër mes tyre.“Më duhej t’i pastroja dhe mendoja që Michael po luan me mua. E gjitha dukej aq e përgatitur, sepse nuk kishte ndodhur kurrë më parë… Aty nuk kishte asgjë që i përkiste ndonjë femre”, ka deklaruar ai për The Sun, duke shtuar se përpiqej ta bindte shërbyesin se diçka po ndodhte mes tyre.Duke dashur që ta bindnin botën se marrëdhënia e tyre ishte seksuale, Jackson dhe Lisa ishin shfaqur të zhveshur në videoklipin e këngës së vitit 1995, “You Are Not Alone”.

Të këshilluara

Kris Jenner 'injoron' ofendimet e Kanye West

Kris Jenner e ka thyer heshtjen në mediat sociale pas dramës në të cilën u përfshi dhëndri i saj, Kanye West, i cili iu referua asaj si ‘Kris Jong-Un’. Megji...

14:30

Kanye West i kërkon falje publike Kim

Një ditë pas deklaratave për abortin, Kanye West shpërtheu me disa postime në Twitter ku foli për reagimin e Kim Kardashian dhe për vjehrrën e tij Kris Jenner p...

12:56

Ava Max do të performojë në MTV Muaic Awards

Këngëtarja shqiptare Ava Max do të performojë këtë vit në ceremoninë “MTV Music Awards” që do të mbahet më 31 gusht. Ava Max është përzgjedhur në mesin e yjeve...

19:08

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI