Flash

Paris Jackson mohon akuzat e ngrejtura ndaj Michael

Lapsi.al 25 July 2020
Paris Jackson mohon akuzat e ngrejtura ndaj Michael

Paris Jackson ka mbrojtur babanë e saj  Michael kundër akuzave të abuzimit me fëmijë, në një video të re të zbuluar nga viti 2012.

Në klip, i cili nuk u transmetua kurrë në televizion, Paris e cila aspironte të bëhej një këngëtare në moshën 14-vjeçare, i quajti “gënjeshtra” akuzat kundër muzikantit, i cili u nda nga jeta në vitin 2009 në moshën 50-vjeçare.Në një klip të publikuar në kanalin Jacksonology TV YouTube, Paris, atëherë 14 vjeç (tani në moshën 22 vjeç), mbron babanë e saj kundër pretendimeve për abuzime të fëmijëve përballë intervistueses Sonia Lowe.Ajo thotë: “Dua të them që shumë njerëz janë xheloz për të. Ata do të bëjnë gjithçka për ta hedhur poshtë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për thashetheme, do ta çojnë në gjyq me gënjeshtra. Të gjithë duan diçka. Unë do ta mbroj gjithmonë”.“Ai na tha që ka shumë njerëz të këqij dhe na mësoi pak për komplotet dhe gjëra të tilla. Sa më shumë rritemi, aq më shumë kemi kuptuar gjëra. Njerëzit nuk e kuptonin atë”.Në vitin 2005, Michael mori pjesë në një gjyq për shtatë akuza të abuzimit seksual të fëmijëve, ndaj të mbijetuarit 13-vjeçar të kancerit Gavin Arvizo. Juria e shpalli superyllin të pafajshëm për të gjitha akuzat.Vitin e kaluar, këngëtari u sulmua sërish me publikimin e dokumentarit Leaving Neverland, ku Jimmy Safechuck dhe Wade Robson akuzuan Mbretin e Pop-it se kishte abuzuar me ta gjatë disa viteve.

Të këshilluara

Kanye West refuzon takimin me Kim

Kanye West nuk pranon të shohë gruan e tij Kim Kardashian. Reperi, ka ngjallur shqetësim ditët e fundit me një seri postimesh të çuditshme në mediat sociale ...

13:38

Chrissy Teigen: John nuk më paguan

Chrissy Teigen është një nga figurat më të shpeshta që shihni tek videoklipet e John Legend. Gjithsesi,  John Legend nuk e paguan Teigen për shfaqjet e saj n...

13:30

Olta Gixhari zbulon gjininë e fëmijës

Pasi motra e saj zbuloi pa dashur gjininë e fëmijës në një intervistë për “Rudina”, aktorja Olta Gixhari vendosi t’i konfirmojë vetë zërat. Nëpërmjet një fotoj...

08:41

Vjen në jetë fëmija i tretë i Ciarës

Këngëtarja e njohur Ciara është bërë nënë për herë të tretë. Ajo vetë e ka dhënë këtë lajm të bukur në Instagram, duke publikuar videon nga momentet e para p...

08:36

Ava max, e nominuar në MTV Video Music Awards

Ngjarja e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve edhe këtë vit do të shpërblejë shumë artistë ndërkombëtarë me çmime në dhjetëra kategori muzikore. Vitin e kalua...

15:32

Kanye dhe Kim Kardashian, drejt divorcit

Kanye West dhe bashkëshortja e tij Kim Kardashian, të dy thuhet se e kanë konsideruar përfundimin e martesës së tyre javëve të fundit. Reperi 43-vjeçar dhe 3...

15:00

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI