Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Evropa pret valën e dytë të Covid, Katalonja mbyll lokalet e natës

Lapsi.al 25 July 2020
Evropa pret valën e dytë të Covid, Katalonja mbyll lokalet e

Zyrtarët spanjollë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se vendi mund të ketë hyrë tashmë në valën e dytë të koronavirusit ndërsa Franca, Gjermania dhe Belgjika, të gjitha, kanë raportuar rritje të ndjeshme të rasteve.

Qeveria në Katalonjë, në Spanjën verilindore, thotë se të gjitha klubet e natës dhe baret e vona në rajon do të mbyllen për dy javët e ardhshme, si pasojë e një rritjeje të infektimeve. Kur nuk ka kaluar ende një muaj që kur Spanja i dha fund gjendjes së emergjencës, qytete mes të cilëve Barcelona, Zaragoza dhe kryeqyteti Madrid, kanë parë një rritje infektimesh.

Ministria spanjolle e Shëndetësisë raportoi më shumë se 900 raste të reja të virusit të premten. Në mënyrë të veçantë, është shqetësues infektimi mes të rinjve. Rreth 8 mijë raste të reja janë diagnostikuar në Katalonjë gjatë 14 ditëve të shkuara, shifër kjo që përbën thuajse gjysmën e 16410 rasteve të konfirmuara në të gjithë Spanjën. Franca ka paralajmëruar qytetarët e saj të mos udhëtojnë drejt Katalonjës, ndërsa Norvegjia tha se do të fillojë të fusë në karantinë të gjithë ata që kthehen nga Spanja. Në të gjithë Evropën në fakt, vendet po i kujtojnë njerëzve nevojën për vigjilencë në mesin e rritjes së numrave ndërsa sezoni i pushimeve verore vazhdon.

Ka një frikë në rritje se virusi po përhapet nga njerëzit që shkojnë në bare dhe klube nate dhe kufizimi i tyre mund të jetë i nevojshëm për të ndaluar rritjen e rasteve. Të enjten, qeveria lokale në rajonin e Murcias urdhëroi 32 mijë banorë të Totanës të kthehen sërish në izolim pasi 55 raste të reja u lidhën me një bar në qytet. Por rritje të shifrave ka patur edhe në Francë.1062 raste të reja u raportuan të enjten në vend ndërkohë që të premten, Macron thirri në një mbledhje emergjence këshillin e mbrojtjes së vendit për të diskutuar mbi masat e reja që duhen marrë. Në Gjermani, të premten u raportuan 815 raste të reja të koronavirusit, një rritje e ndjeshme kjo krahasuar rreth 500 që raportoheshin një javë më parë. Edhe në belgjikë numri i infektimeve javore është rritur me 89 përqind dhe një 3-vjecare është bërë viktima më e re në vend e koronavirusit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Me sytë katër

PAPARAZZI