Liderët e kapur me preshë në duar nuk tradhëtojnë kollaj dëshmitarët e mëkateve të tyre. Ajo që po bën Edi Rama me Afrim Qendron, ish drejtorin e rrugëve, është e ngjashme me atë që bëri dikur Sali Berisha me Arben Sefgjinin.
Rama e ka emëruar personalisht si nënkryetar të bashkisë Vlorë, ish-drejtorin e ARRSH-së, Afrim Qendro, ndonëse dikur socialistët bënë sikur e pushuan nga puna, madje nuk e lanë të hynte as në zyrë, ndërkohë që prokuroria u shtir sikur filloi hetimet ndaj tij për skandalin e tenderit mashtrues të unazës së re.
Afrim Qendro u vu në qendër të skandalit pasi me firmën e tij (natyrisht me urdhër) ai i dha tenderin e lotit të parë të Unazës së re një kompanie fantazëm, Dunëell Haberman, të regjistruar në Delaëere të Shteteve të Bashkuara. Pasi emisioni “Të Paekspozuarit”, zbuloi në 6 dhjetor atë që është konsideruar si skandali më i madh i qeverisjes së Ramës, socialistët u detyruan ta shesin Qendron. Në televizoine u transmetuan pamje të moslejimit të tij për të hyrë në institucionin që kishte drejtuar më parë, ndërsa nga prokuroria e Tiranës prodhoheshin lajme për hetimin e tij.
Por sapo vala e parë ra bashkë me të u bë edhe plani i mbajtjes afër të këtij dëshmitari të rrezikshëm i cili di gjithcka për tenderin korruptiv të Unazës së re ku një kilometër kushton gati 20 milionë Euro.
Ai fillimisht u ingranua në fushatën e zgjedhjeve në njëpartiake në Vlorë, prokuroria i harroi hetimet për skandalin, ndërsa tani së fundi është propozuar nga vetë kryeministri, për të drejtuar de fakto bashkinë e Vlorës si zv kryetar i Dritan Lelit.
Kur ishin në opozitë socialistët i patën denoncuar praktika të tilla që mbanin erë. Rasti më flagrant ku ata u fokusuan ishte ai i mbrojtjes nga Sali Berisha të dëshmitarit të një krimi për të cilin akuzohej vetë. Sapo u rikthye në pushtet Berisha e emëroi Sefgjinin si drejtor të përmbarimit. Madje kur prokuroria kërkoi arrestimin e tij me akuzën si i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe torturimin e më pas zhdukjen e shtetasit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, Berisha nuk pranoi ta shkarkonte nga detyra si Drejtor Tatimesh.
Pra historitë ngjajnë si dy pika uji.
Liderët e kapur në krim i koracojnë me mburoja publike dëshmitarët mëkateve të tyre për të dhënë mesazhin se ata duhet të jenë të paprekshëm nga drejtësia. Ata nuk e bëjnë këtë në emërë të besnikrisë apo mirnjohjes, por thjeshtë sepse i tremben dëshmive të atyre personave që kanë djeni për urdhrat që kanë marrë.
Këtë po bën edhe Edi Rama me Afrim Qendron. Sepse ai nuk do që ndkush ta kujtojë tenderin skandaloz me dokumenta fallco që fitoi kompania fantazëm DH Albania.
©Lapsi.al