Flash

Rama "hakmerret" ndaj protestuesve/ Rivendos kërpudhën para kryeministrisë

Lapsi.al 23 July 2020
Rama "hakmerret" ndaj protestuesve/ Rivendos kërpudhën para

Tani që opozita lufton vetëm me deklarata, kryeministri, Edi Rama ka vendosur të rikthejë në parkun para kryeministrisë veprën e Carsten Höller, "Kërpudhën" që u  shkatërrua pas protestave të opozitës. Përpos imponimit të shijeve të tij artistike ky veprim  ka edhe një domethëniie jo të vogël nga ana e kryeministrit: Ai shpreh njëkohësisht triumfin e vendosjes së normalitetit dhe mposhtjen e manifestimeve të dhunshme kundër regjimit të tij.

Kur protestuesit opozitarë e shkatërruan këtë vepër arti në 16 shkurt 2019, si simbol të prishjes së imazhit të diktatorit që donte të shitej si artist, gjëja e parë që bëri kryeministri ishte ti shkruante autorit të veprës: "Ndjesë Carsten, kjo s'është Shqipëria, këta s'janë shqiptarët”.

lexo më tej:

Rama reagon i shqetësuar për kërpudhën që i prishën protestuesit: Ndjesë, por këta s’janë shqiptarët

Kush e mban mend kohën e instalimit të saj, ajo përkon pak a shumë me periudhën, kur kryeministria u mbyll, sepse aty donatorë të panjohur privatë, do të rregullonin zyrën e shefit, sallën e tij të ngrënies dhe mjediset e nëntokës.

Vepra e Carsten Hollerit dhe markiza e Phillipe Parrenos u shfaqën më pas për të shkruar fillimin e një politike të re, kur e bukura do të mbizotëronte mbi krimin, vjedhjen dhe abuzimet.

Por pas dështimit të policisë për ta mbrojtur atë me shkopa gome dhe gaz lotësjellës, Rama gjeti një mënyrë për të shpallur se ai do ta rivendoste sërish të re atë.

Andi Bushati: Shkatërrimi i kërpudhës, si simbol i artit që fsheh krimin

Rreth një vit më parë, kryeministri Rama gjatë një forumi në Salzburg ka rrëfyer dhe bisedën telefonike që ka patur me autorin e kësaj vepre, Carsten Höller, ky i fundit i ka propozuar që ta ndërtojë 25 % më të lartë “Kërpudhën”.

kerpudha kryeministria instalacion7

Foto e realizuar sot nga gazetari i Panorama, Mariglen Kume

Isha shumë i lumtur kur Carsten Höller më mori në telefon pas një muaji dhe më tha: “Kam një ide fantastike”. Sepse i thashë “duhet ta bëjmë prapë”. “Do e bëjmë prapë, por duhet ta ngremë 25% më lart, që kushdo që e prek ta dijë se do kthehet më e lartë. Kjo do i pengojë njerëzit që ta prishin kërpudhën, por nëse ia dalin, kërpudha do rritet”.

Sot një vit e gjysëm më pas kërpudha po vendoset sërish duke instaluar sëbashku me shijet personale edhe idenë se Rama nuk ka ndërmend të lëvizë me asnjë mjet nga godina që e ka stiluar sipas shijeve të tij.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI