Flash

Miratohet me 100 vota 5 qershori. Ndërkombëtarët e përshëndesin. ShBA ndryshe nga Europianët

Lapsi.al 23 July 2020
Miratohet me 100 vota 5 qershori. Ndërkombëtarët e

Menjëherë pas votimit në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit nga parlamenti si pjesë e Reformës Zgjedhore kanë reaguar ndërkombëtarët. Por edhe njëherë, megjithëse të gjithë njëzëri e kanë përshëndetur këtë ndryshim, mes tyre vihen në duke diferenca të vogla në qëndrimet karshi qeverisë apo opozitës. Ambasadorja amerikane Juri Kim është më pro Ramës dhe më larg mikut të saj Luli Basha. Duke përgëzuar për votimin e draftit të 5 qershorit, ajo nuk i ka lënë aspak vend në qëndrimin e saj dyshimeve të opozitës se tetntativat për të ndaluar koalicionet dhe ndryshuar njëanshmërisht kushtetutën e prishin thelbin e paktit të arritur në sy të ndërkombëtarëve. 

Në reagimin e ambasadës së SHBA-ve thuhet se ky akt e çon Shqipërinë një hap përpara drejt BE.

| Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian. Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare. Në këtë drejtim, mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike”, vërehet aty.

Lexo me tej:

Kulisat/ Si u përpoq Rama të manipulonte takimin me Yuri Kim

Por po të lexosh reagimet e ambasadorit të BE, atij Britanik dhe Komisionerit për zgjerimin dallimi duket qartë. Ata i kanë marrë më në vëmendje vërejtjet e opozitës dhe theksojnë se ndryshimet shtesë të mëpasshme "nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit", duhet të bëhet me pjesmarrjen e të gjitha palëve, dhe dhe ajo që u arrit nuk duhet shmangur.

Ndërsa ambasadori i BE, Luigi Soreca thotë se: BE mirëpret miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e pranimit të Bashkimit Evropian, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të 25.3.2020 . Dispozitat e reja legjislative do t’i japin Shqipërisë një kornizë zgjedhore me integritet dhe standarde më të larta transparence, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODHIR. Ne kemi marrë parasysh propozimet shtesë për reformimin e sistemit zgjedhor. Ndërsa pranuam rolin e Parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë në lidhje me sistemin zgjedhor, ne nxisim të gjitha palët të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik me të njëjtën frymë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese demonstruar gjatë miratimit të marrëveshjes politike të 5 qershorit. Procesi që çon në ndryshime shtesë nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit".

“Urime Parlamentit për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit pas një periudhe të gjatë pune gjithëpërfshirëse, forcimin e procesit zgjedhor dhe perspektivat e integrimit. Diskutimi i mëtutjeshëm i reformave duhet të jetë vërtet përfshirëse me pjesëmarrjen aktive të të gjitha palëve", shkruan ambasadori britanik Duncan Norman.

“Unë mirëpres miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo përmbush një kusht kryesor të BE. Për çdo ndryshim shtesë, unë u bëj thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë diskutimet, në mënyrë që fryma dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit të mos shmangen“, shkruan komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Marrëveshja është miratuar me votën pro të 100 deputetëve. Ndërkohë kanë qenë 6 deputetë që kanë votuar kundër kësaj marrëveshje të arritur më 5 qershor, ndërsa 3 deputetë të tjerë kanë qenë abstenim.

Marrëveshja mund të kalonte edhe me 84 vota, por PS-ja firmosi marrëveshjen me opozitën parlamentare pak ditë më parë.

 

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI