Flash

Vëzhgimi/ Opozita me deklarata Rama me hapa konkretë drejt zgjedhjeve

Lapsi.al 22 July 2020
Vëzhgimi/ Opozita me deklarata Rama me hapa konkretë drejt zgjedhjeve
Opozita ka lëshuar mbi dhjetë deklarata dhe një sërë prononcimesh për shtyp që kur Edi Rama vendosi të përdorë disa deputetë sharlatanë për të ndryshauar kushtetutën, përishur marrëveshjen e 5 qershorit dhe ndaluar një koalicion të mundëshëm mes PD dhe LSI. Këtë ka bërë edhe sot pasi mazhoranca vendosi të mbledhë në mënyrë të njëanëshme tryezën e Këshillit Politik e cila është ngritur vetëm për të qenë konsensuale.    Këtë ka bërë edhe me deklaratën e fundit, ku denoncon minimin e dialogut, politikat e aktit të kryer dhe talljen me ndërkombëtarët.  Lexo me tej:

Opozita e bashkuar i përgjigjet Ramës: Ndalimi i koalicioneve shkatërron të dyja marrëveshjet për zgjedhjet

Aty theksohet se gara elektorale po shtrëmbrohet në mënyrë të njëanëshme duke ndryshuar kushtetutën:  
  • pa përfshirë opozitën politike të vendit, që përfaqëson në zgjedhjet e deformuara të 2017, jo me pak se gjysmen e votuesve (rreth 765 mijë votues);
  • në një proces të mbyllur, jo transparent dhe monopartiak, që ka zgjatur online në Kuvend vetëm 6 orë;
  • pa marrë mendimin e OSBE-ODIHR;
  • në kundërshtim me qëndrimin e Zyrës së OSBE-së në Tiranë, që ju solli në vëmendje se ndryshime të tilla nuk mund të kryen sipas standardeve ndërkombëtare 1 vit përpara datës së zgjedhjeve.
  • pa marrë mendimin e Komisionit të Venecias”.
Por ngërçi i qëndrimeve në dukje të drejta të opozitës është se ajo nuk është në gjendje të thotë se v’do të bëjë më pas. Fillimisht tha se ajo tërhiqej nga marrëveshja e 5 qershorit, por kur rama e kërcënoi nga parlamenti se ai qe i gatshëm të mos e bënte identifikimin biometrik dhe të rikthente komisionet elektorale të depolitizuara nuk e përmendi më këtë obsion. Më pas u mjaftua vetëm me evidentimin se marrëveshja ishte prishur. Së fundi po përdor formulën amorfe se pavarësisht nga kjo që po ndodh, opozita “do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët”.

Andi Bushati: Iluzioni naiv i një marrëveshjeje me Ramën

Por të gjitha këto deklarata të pafunme nuk sqarojnë dot disa të vërteta të thjeshta: sa ndikim kanë ndryshimet e rregullave të lojës që po bën Rama, në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme? C’pasojë ka tëhreqja nga 5 qershori dhe ç’do të thotë realisht aho?  A i rrezikojnë ndryshimet këto zgjedhje dhe nëse po, a po e rishikon opozita qëndrimin për të marrë pjesë në to?  Pra ngërçi i deritanishëm i opozitës që ka mbetur e befasuar nga pabesia e Ramës është se vetëm konstaton por nuk definon dot hapat që do të hedhë në të ardhmen. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI