Flash

Shkencëtarët amerikanë: Jemi një hap më afër ngadalësimit të plakjes së njeriut

Lapsi.al 22 July 2020
Shkencëtarët amerikanë: Jemi një hap më afër

Plakja është e pashmangshme, por shkencëtarët në Universitetin e San Diego të Kalifornisë (UCSD) mund të jenë një hap më afër zbulimit të vonimit të procesit të plakjes.

Një ekip shkencëtarësh atje është duke studiuar plakjen tek majaja sepse qelizat e saj manipulohen lehtësisht. Ata provuan të kuptojnë nëse qelizat e ndryshme plaken në të njëjtën shkallë dhe për të njëjtën arsye.

Ajo që ata gjetën ishte intriguese. Edhe qelizat e bëra nga të njëjtat materiale gjenetike dhe brenda të njëjtit mjedis plakeshin në mënyrë të ndryshme. Shkencëtarë i publikuan gjetjet e tyre në revistën Science. Studiuesit kryen teste të mëtejshme për të kuptuar se si silleshin qelizat në procesin e plakjes.

"Për të kuptuar se si qelizat i marrin këto vendime, ne identifikuam proceset molekulare që janë në themel të secilës rrugë plakjeje dhe lidhjet midis tyre, duke zbuluar një qark molekular që kontrollon plakjen e qelizave, njëlloj si qarqet elektrike që kontrollojnë pajisjet shtëpiake", tha Nan Hao, autor i studimit.

Ekipi i studiuesve zbuloi se ata mund të manipulojnë, apo ngadalësojnë procesin e plakjes, duke përdorur simulime kompjuterike për të riprogramuar dhe modifikuar ADN-në e qelizës. Ata thonë se arritën të krijonin një "rrugë më të gjatë për plakjen e qelizave". Kjo, besojnë studiuesit, në fund të fundit mund të çojë në mundësinë e vonimit të plakjes njerëzore.

Shkencëtarët thanë se planifikojnë të provojnë modelin e tyre në qelizat komplekse, organizmat dhe në fund te njerëzit, si dhe të testojnë se si kombinimet e terapive dhe ilaçeve mund të çojnë në jetëgjatësi të mëtejshme.

"Plakja është një pyetje themelore biologjike. Ne dimë shumë pak rreth procesit të plakjes," i tha Hao CNN. "Plakja është e lidhur me shumë sëmundje, kështu që nëse mund të ndihmojmë në ngadalësimin e plakjes ose të promovojmë jetëgjatësinë, do të jetë e dobishme për shoqërinë." ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46