Flash

Eduart Grishaj shuan disa kuriozitete nga jeta personale

Lapsi.al 22 July 2020
Eduart Grishaj shuan disa kuriozitete nga jeta personale

Regjisori Eduart Grishaj do të bëhet baba për herë të parë me partneren Arbana Osmani. Moderatorja është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe thuhet se në jetë do të vijë një djalë, pavarësisht se çifti nuk e ka zbuluar ende gjininë e bebushit. Arbana ka zgjedhur ta mbajë private këtë eksperiencë kaq të bukur, mirëpo në rrjete sociale tregon herë pas here ndonjë informacion të vogël për shtatzëninë. Jo vetëm Arbana por edhe Eduarti na ka shuar disa kuriozitete për fëmijën që do të vijë në jetë.

Gjatë një interviste për “Pushime on Top”, Grishaj ka treguar më shumë detaje nga jeta e tij personale. Regjisori rrëfeu se megjithëse nuk e di kur do ta bëjnë dasmën, e ka të qartë vendin ku do të mbahet.

“Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet tek gjërat e bukura.”- tregoi ai.

Gjithashtu, Eduarti rrëfeu si e ka përjetuar lajmin e shtatzënisë dhe më pas pranoi se bebushit do t’i vendosin një emër tipik shqiptar, ndërsa ne mezi po presim ta mësojmë!

“Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas me kalimin e kohës kthehet cdo gjë në normalitet. Por pastaj fillojnë zënkat pse ma bleve këtë shalqinin kështu, po domatet pse si more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha. Po do të jetë tipik shqiptar.”- ka thënë regjisori.

Të këshilluara

Nicki Minaj shtatëzanë për herë të parë

Nicki Minaj – është shtatzënë me fëmijën e parë. 37-vjeçarja lajmëroi të gjithë miqtë e saj virtualë se është në pritje të fëmijës së parë, me një seri fotos...

16:51

Twitter që "çmendi" Kanye West

Kanye West ka shpërthyer me disa postime në Twitter, ku ka folur për reagimin e Kim Kardashian dhe për vjehrrën e tij Kris Jenner, një ditë pas deklaratave të t...

16:04

Rita Ora në një romancë të re

Rita Ora duket se ka nisur një romancë të re dhe mediat e huaja po ziejnë. Ditët e fundit këngëtarja është parë në shoqërinë e miqve të saj me të cilët ka dalë ...

13:55

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI