Flash

Kanye West zbulon disa të pathëna të jetës private

Lapsi.al 20 July 2020
Kanye West zbulon disa të pathëna të jetës private

Kanye West ka thënë se nëse gruaja e tij Kim Kardashian vendos të ndahet me të, ai do ta pranojë në paqe këtë vendim. Në nisjen e tubimit të parë presidencial në Karolinën e Jugut të dielën, reperi mbajti një fjalim mjaft emocional dhe disi të çuditshëm, ku foli për qëndrimin e tij kundër abortit dhe eksperiencën personale. 43-vjeçari zbuloi se ai dhe Kim, 39 vjeç, e konsideruan abortimin e vajzës North, që tani është 7 vjeç.

“Unë desh vrava vajzën time”, u shpreh reperi në fjalën e tij. “E dashura ime më telefonoi duke bërtitur dhe tha ‘Unë jam shtatzënë’. Ajo po qante”.

Pasi shqyrtuan opsionet e tyre, West zbuloi se ata vendosën ta mbanin vajzën pasi Zoti i dërgoi një mesazh teksa po punonte në laptopin e tij në Paris.

“Ekrani im u bë bardhezi. Dhe Zoti tha: “Nëse tallesh me vizionin tim, unë do të tallem me tëndin”. Dhe unë e telefonova partneren time dhe i thashë: “Do ta mbajmë këtë fëmijë”.

West shtoi se nëse gruaja Kim do të divorcohej nga ai pas pretendimeve për abortin, ai do të ishte në paqe pasi ata sollën në jetë North-in.

“Edhe sikur gruaja të më divorconte pas këtij fjalimi, ajo solli në jetë North-in kur unë nuk doja”, tha Kanye.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij, West bëri me dije se nëna e tij e ndjerë Donda e shpëtoi atë duke i rezistuar kërkesës së babait të tij për ta abortuar.

Kim ende nuk ka folur në lidhje me këto deklarata të bashkëshortit të saj në mediat sociale.

Kim mirëpriti vajzën North, më 15 qershor 2013. Çifti ka 4 fëmijë, North, Saint, Chicago, dhe Psalm, 14 muajsh.

West shpalli kandidaturën e tij në fillim të këtij muaji në një postim në Twitter për Ditën e Pavarësisë. Pak kohë më parë u tha se ai do të tërhiqej nga gara presidenciale, por jo! Kanye duket më i vendosur se kurrë!

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI