Flash

Dua Lipa ndez polemikat me një twitter: Nacionaliste apo patriote?

Lapsi.al 20 July 2020
Dua Lipa ndez polemikat me një twitter: Nacionaliste apo patriote?

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është vënë papritmas në qëndër të polemikave më karakter nacionalisto- politik pas disa postimeve në rrejtet e saj sociale. Fillimisht ajo postoi linkun e një peticioni, i cili kërkonte që Apple Maps të tregonte kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, pasi vija ndarëse që shenjon kufirin mes dy vendeve në hartën e ‘Apple’ është e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, gjë që të lë ta mendosh Kosovën si pjesë të territorit serb.

Por angazhimi i këngëtares nuk kaloi me kaq. Ajo “provokoi” sërisht duke nxjerrë në tëitter flamurin e famshëm që Ballist Morina ngriti me dron në stadiumit e Beogradit, gjatë ndeshjes nervëshkatërruese kundër Shqipërisë. “Autokton- epitet (për banorët e një vendi) vendas dhe jo të ardhur nga emigrimi apo kolonitë”, shkroi ajo

Rievokimi i këtij simboli që në 2014 nxiti tensione të mëdha mes dy vendeve, pasi ripostimi i fjalës “autokton” u interpretua si propagandë pro idesë së Shqipërisë së madhe.

Ballist Morina lihet i lirë: 'Rroftë shpirti i shqiptarit' - Shqipëria

konceptit të Shqipërisë së Madhe, megjithëse Lipa nuk përmendi asgjë.

Politologu dhe historiani luksemburgas që i ka kushtuar shumë vëmendje Ballkanit, Florian Bieber reagoi ashpër duke e etiketuar postimin e këngëtares si një gjest që “përfaqëson të njëjtin lloj përjashtimi dhe gjithashtu nacionalizmi agresiv si çdo tjetër”, si atë si “nacionalizëm pa lidhje.”

Nisur nga reagime si ky si dhe nga komente që e etiketonin aktin e Dua Lipës si “propagandë”apo “terrorizëm”, ka mbajtur qëndrim edhe shkrimtari shqiptar me banim në SHBA, Gazmend Kapllani.

Dua Lipa ka qenë gjithmonë krenare për rrënjët e saj. Ajo vjen nga një vend që ka dalë nga luftërat mizore, spastrimet etnike dhe genocidi. Tweet-i i saj nuk është as nacionalizëm ekstrem, as gjuhë urrejtjeje! Në përgjigje të ortekut të komenteve raciste antishqiptare që ajo ka marrë në internet, Dua hedh poshtë pretendimet e rrezikshme raciste, se shqiptarët nuk janë popuj indigjenë në Ballkan. E njëjta ideologji është përdorur në dy shekujt e fundit nga Albanofobët, racistët dhe nacionalistët supremacistë në Ballkan për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin. Siç ka sqaruar Benedikti Anderson, ekziston një ndryshim thelbësor midis nacionalizmit imperialist racist dhe nacionalizmit antikolonialist si në rastin e Dua Lipa” ka shkruar Kapllani.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI