Flash

Një libër për të kuptuar sjelljen e autokratit gjatë pandemisë

Lapsi.al 20 July 2020
Një libër për të kuptuar sjelljen e autokratit gjatë
Prej gati 5 muajsh, që kur Shqipëria ashtu sikurse gjithë bota është ngërthyer në një betejë sa të frikshme dhe po aq të panjohur me Covid-19, në mjedisin tonë politik është kthyer parç dhe mrapsht një pyetje: A doli më i fortë apo më i dobët kryeministri Rama nga kjo krizë sanitare? Në fakt, kjo dilemë, që është shtruar për shumë nga regjimet autokratike anë e mbanë botës, gjen një pjesë të përgjigjes së saj në një esse të mrekullueshme të një prej intelektualëve më në zë të kontinentit, Ivan Krastev. Tek “Mbërriti e ndesërmja, thua?”, (Botim i Institutit Shqiptar të Mediave, përkthyer nga Virgjil Muçi, 500 lekë), përkrah fatit të Europës, rolit të Kinës, vënies në dyshim të rendit liberal, pezullimit të demokracisë dhe ndryshimit të funksionimit të kapitalizmit, shqyrtohet edhe roli i autokratëve përgjatë periudhës së pandemisë. Krastev thekson se “udhëheqësit autoritarë lulëzojnë në kohë krizash pasi ata janë elokuentë në politikën e frikës”. Ai analizon shembullin e Viktor Orbanit që frymëzoi mosbesimin ndaj mediave, uzurpimin e institucioneve, anashkalimin e parlamentit dhe zhdukjen e “njerëzve të shesheve”, që protestojnë në rrugë dhe që janë një kufi i qartë ndarës mes demokracive të vërteta liberale dhe sozive të tyre të helmatisura. Këto karakteristika ngjajnë tepër edhe me atë që përjetuam ne. Edi Rama na shfaqej çdo mbrëmje në ekrane për të na frikësuar me kufomat që mbeteshin pa varrosur dhe me gënjeshtra si ajo videoja e dhunës së policisë spanjolle. Ai bënte thirrje live dhe me mesazhe zanore në celular për të mos pasur besim tek mediat. Ai u bë zot i plotfuqishëm duke ndaluar tubimet e protestës (por jo shembjen e teatrit), duke dirigjuar daljen në rrugë të pensionistëve dhe nënave me fëmijë, duke u sjellë si gjenerali që do na printe në fitoren e kësaj beteje. Lexo me tej:

Investigimi/ Mashtrimet më skandaloze të Ramës gjatë pandemisë

Pikërisht ky “lulëzim prej udhëheqësi autokratik” i bëri shumë nga idhtarët e tij të flisnin për rishpikjen e vetes nga kryeministri, për një pëlqyeshmëri maksimale të tij në publik, për meritat që ai merrte nga rrëmbimi i rolit të shpëtimtarit. Mediat pranë tij arritën deri në karikaturime të kësaj ideje duke shpallur sondazhe që e paraqisnin Ramën edhe si liderin botëror më të pëlqyer në Itali. Pra shkurt, kovidi që po infektonte shqiptarët kishte kuruar imazhin e plagosur të kryeministrit të tyre. Por, duke lexuar Ivan Krastevin, të vjen natyrshëm të mendosh në mënyrë më kritike. Duke theksuar se të gjendur përballë të papriturave të një krize të panjohur shëndetësore, shtetet përballë frikës se mos gabonin, aplikuan pak a shumë politika të njëjta, ai arrin në përfundimin se: “Paradoksi i krizës së Coivid -19 është se i fuqizoi qeveritë duke u dhënë atyre pushtete të jashtëzakonshme, por, në të njëjtën kohë, fuqizoi edhe qytetarët, duke iu dhënë dorë të gjykojnë nëse qeveria e tyre punon më mirë apo më keq se ajo e vendeve të tjera”. Pra, pikërisht ky lloj krahasimi, mes shteteve të ndodhura përballë të njëjtës fatkeqësi dhe që kanë aplikuar të njëjtat masa për të luftuar me të, na bën edhe ne shqiptarëve ta masin më lehtësisht “suksesin” e liderit tonë. Dhe këtu rezultatet janë të pakundërshtueshme.

Covid-19 Shqipëria e izoluar. Gjithnjë e më pak mundësi për të dalë nga vendi

Ne jemi vendi që e kemi testuar në numër më të ulët se kushdo popullsinë tonë. Ne jemi shteti, që kemi dhënë ndihmën direkete financiare më të vogël në rajon (vetëm 0.8% pë PBB). Ne sot nuk plotësojmë kriterin e më pak se 16 të infektuarve për 100 mijë banorë, gjë që na ka mbyllur portat e BE-së. Në librin e tij, Krastev vëzhgon se, ato vende që ishin të suksesshme në betejën me pandeminë, qenë të njëjtat që drejtoheshin nga qeveri transparente dhe me besim të lartë në opinionin publik. Me kultin e sekretit për testet, vendodhjen e karantinës, numrin e respiratorëve dhe me sistemin e centralizuar vetëm në Facebookun e një njeriu, qeveria shqiptare e humbi edhe këtë shanc. Prandaj, asaj publiku nuk ia dëgjon më këshillat për të mos u tubuar në mitingje, por vetëm në koncertet e Lali Erit. Dhe pikërisht se e di që ka dalë tashmë i humbur në këtë sfidë, Edi Rama nuk po sillet më si në prill- mars, duke bërë protagoinistin e vetëm që drejton luftën ndaj pandemisë. Ai është tërhequr në rolin e qytetarit të thjeshtë që del në publik me maskë. Në rrjetet e tij sociale nuk ka më poza prej kryemjeku. Dhe e gjitha kjo sepse avantazhit të fillimit prej shpëtimtari autoritarist, i doli boja shpejt. Ashtu sikurse vërehet në essenë e Krastev, Ramës i ra miti i supermenit, në momentin kur u bë i krahasueshëm me të tjerët. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama, një fund plot frikë

Atë që opozita e Lulzim Bashës nuk po arrinte ta krijonte dot, pra frymën e besimit në një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme, po ia mundëson vetë Edi Ra...

18:22

Tregtarë të rëndomtë flamujsh

Një debat që duhet të ishte sa kulturor po aq edhe historik, ai se dy shkrimtarë të njohur shqiptarë kanë bashkëpunuar me shërbimet e huaja sekrete dhe janë pag...

09:06

Edi Rama si personazh i Kunderës

Kush e ka kthyer parlamentin në estradë? Sa herë mes bisedash të përditshme shtrohet kjo pyetje, dikush do të tregojë me gisht atë deputetin që thotë se dash...

15:08

Turneu hipokrit i Ramës në Prishtinë

Edi Rama ka përmbyllur me turneun e Prishtinës paradën e dyshimeve që po ngre prej një jave për efikasitetin, ndershmërinë dhe paanësinë e drejtësisë ndërkombët...

16:07

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI