Flash

Brenda dasmës sekrete të princeshës Beatrice (Foto)

Lapsi.al 19 July 2020
Brenda dasmës sekrete të princeshës Beatrice (Foto)

Pas ceremonisë sekrete, Buckingham Palace ka publikuar fotot e princeshës Beatrice dhe manjatit të pronave, Edoardo Mapelli Mozzi. Të dyja fotot zyrtare janë realizuar në The Royal Chapel of All Saints në Windsor ku u organizua ceremonia. Në një prej fotove, duket çifti i sapomartuar teksa qëndron pranë një harku të zbukuar me lule. Në foton tjetër, princesha shihet pranë (jo dhe aq pranë në fakt, për çështje sigurie ndaj Covid-19) gjyshërve, mbretëreshës Elizabeth II dhe dukës së Edinburgh-ut, princit Philip.

Beatrice zgjodhi të vishte një fustan vintage të mbretëreshës, realizuar nga dizajneri britanik Norman Hartnell, i cili është i punuar me diamante. Veshja u rimodelua dhe u përshat nga rrobaqepësja historike e mbretëreshës, Angela Kelly dhe stilisti Stewart Parvin. Beatrice mbante vënë në kokë diademën që vetë mbretëresha vendosi në ditën e dasmës me princin Philip. Fillimisht, Beatrice u detyrua ta shtynte dasmën për shkak të skandalit të të atit, princit Andrew. Pastaj, tensionet në familjen mbretërore pas vendimit të Meghan dhe Harry-it, ia bënë edhe më të vështirë kurorëzimin, por më në fund u duk sikur çifti ia doli të planifikonte një datë. Ata do të martoheshin më 29 maj në The Chapel Royal, por mbretëresha Elizabeth II anuloi çdo event për shkak të koronavirusit. Mapelli Mozzi - i njohur si Edo - dhe Beatrice u takuan dhe nisën të dilnin në vjeshtën e vitit 2018. Ata u fejuan gjatë një udhëtimi fundjave në Itali, shtatorin e kaluar. Ai ka edhe një djalë me ish-të fejuarën Dara Huang. Dasma e princeshës dhe Edoardo-s ishte planifikuar kohë më parë, por fati deshi që të anulohej disa herë. Beatrice, e cila është e nënta në radhë për fronin, punon për Afiniti, një firmë e inteligjencës artificiale, ku shërben si nënkryetare e partneriteteve dhe strategjive.

Të këshilluara

Përse make-up është i rëndësishëm

Orë të tëra para pasqyrës për aplikimin e grimit dhe stilimit të flokëve në mëngjes mund të duket si një episod i një filmi të tmerrshëm për disa prej nesh. Meg...

14:20

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI