Flash

Arsyet përse nuk duhet mbajtur llastiku i flokëve në kyçet e duarve

Lapsi.al 19 July 2020
Arsyet përse nuk duhet mbajtur llastiku i flokëve në kyçet

Llastiqet e flokëve janë një prej atyre aksesorëve qe nuk mungojnë kurrë në duart e një femre, sidomos gjatë stinës së verës. Por shumë pak prej tyre e dinë se çfarë dëmesh mund t’i shkaktojë shëndetit ky lloj aksesori. Më poshtë do të shihni 2 arsye përse nuk duhen mbajtur në kyçe llastikët e flokëve.

1. Mund të shkaktojë probleme të qarkullimit të gjakut.

Kur vendosni një llastik flokësh në kyçin e dorës, ju shtrëngoni enët e gjakut. Si rezultat, mund të zhvilloni sindromën e tunelit karpal, i cili shkakton dhimbje dhe mpirje të gishtërinjve.

2. Mund të shkaktojë një infeksion kërcënues për jetën.

Audree Kopp, nga SHBA, tregoi se çfarë mund të ndodhë nëse vazhdimisht e bëni këtë veprim. Ajo gjeti një gungë në dorë që zmadhohej vazhdimisht. Mjeku i dha antibiotikë, por ato nuk e ndihmuan dhe ajo iu nënshtrua një operacioni.

Rezulton se kur mbani llastik flokësh në dorë për një kohë të gjatë, lëkura dëmtohet për shkak të fërkimit dhe ngjeshjes. Bakteret nga vetë llastiku dhe nga lëkura mund të hyjnë në këtë plagë dhe ta infektojnë atë.

Të këshilluara

10 hapa për një nxirje perfekte

Përpos gjithë të mirave që na sjellin rrezet e Diellit nuk duhet të harrojmë kurrsesi se ato mund të jenë edhe të rrezikshëm sidomos nëse ekspozohemi pa asnjë m...

18:05

Përse shfaqen vijat e bardha tek thonjtë

Leukonika është emri mjekësor i shfaqjes së pikave apo vijave të bardha te thonjtë. Këto pika mund të dalin vetëm në një gisht ose edhe në disa, në mënyrë të ra...

15:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI