Flash

Rrjetet sociale i kthehen kundër Loredanës, shkak skandali me çiftin zvicerian

Lapsi.al 16 July 2020
Rrjetet sociale i kthehen kundër Loredanës, shkak skandali me

Sikundër të gjithë e dimë Loredana është e përfshirë një skandal që i rrezikon asaj karrierën dhe dëbimin nga Zvicra. Reperja ndodhet nën hetim prej një viti sepse akuzohet t’i ketë zhvatur 700,00 franga çiftit Valais. Ata thonë se 24-vjeçarja është shtirur si “Anna Landmann”, një vajzë e e avokatit të Zyrihut, Valentin Landmann. Çështja u bë publike vitin e kaluar, pasi shtëpia e Loredanës u bastis nga autoritet dhe llogaria saj bankare u bllokua. Në një konferencë shtypi të mbajtur në Prishtinë në maj 2019, ajo paraqiti pikëpamjen e saj për këtë çështje, duke thënë se : “ Unë jam e pastër. Paratë më janë dhënë vullnetarisht, nuk ka kërcënim, as ka qenë mashtrim.”

Duket se çifti zvicerian është i bindur t’i shkojë deri në fund betejës dhe së fundmi i është rikthyer konfliktit, pasi kanë akuzuar reperen për situatën aktuale financiare në të cilën gjendet. Ata kanë dhënë një interviste për “20 Minuten”, ku janë shprehur se të ardhurat e saj që prej asaj kohe janë përkeqësuar ndjeshëm. Petra dhe bashkëshorti i saj pretendojnë se kanë humbur një total prej 655,000 eurosh, duke e patur të pamundur të paguajnë shpenzimet edhe për funeralin e të ëmës. Këto të fundit sipas tyre shkonin dikur tek 3700 euro dhe çifti është shprehur se nuk kishte të paguante, pasi nuk ka patur asnjë lloj kursimi.

“Nëse Loredana nuk do të m’i kishte marrë të gjitha paratë e mia, do të ishim shumë mirë financiarisht.”- u shpreh Petra Z, e cila bëri gjithashtu apel që njerëzit ta ndihmonin duke kontribuar me ndihma për të paguar detyrimet ndaj së ëmës së ndjerë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në Twitter ka nisur një fushatë kundër saj, me hashtagun #BoycottLoredana (Bojkoto Loredanën), me qëllim që njerëzit të ndalojnë së dëgjuari muzikën e saj. Ka patur edhe nga ata të cilët e dënojnë heshtjen e reperes ndaj kësaj çështjeje dhe mendojnë se s’është e drejtë që ajo vijon e qetë pushimet.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI