Flash

Çfarë thonë Alberta dhe Ernesti për ndarjen e "Hostel by Anabel"

Lapsi.al 16 July 2020
Çfarë thonë Alberta dhe Ernesti për ndarjen e "Hostel

Alberta Kamenica dhe Ernest Manaj, çifti që u njohën në sheshxhirimet e Hostel By Anabel kanë rrëfyer për herë të parë në emisionin “Edicion Veror” me Irini Meçen disa nga prapaskenat e ndarjes së grupit. Duke folur për ABC News ata thonë se nuk janë penduar që janë larguar, por refuzojnë të tregojnë se pse u nda Hostel By Anabel.

Por duket se e gjitha lidhet edhe me kushtet me të cilat bashkëpunonin anëtarët e saj, për shkak se Ernesti thotë se nëse do i kërkohej të kthehej do vendoste ai kushtet e tij.

Alberta: Nuk jam penduar që jam larguar dhe unë e ndjeja se si çdo gjë tjetër edhe kjo do merrte fund. Dhe jam gati për hapat e tjera të karrierës.

Ernesti: Dihej që ishin gjërat për të ecur përpara ndaj dhe u mbyllën. Nuk do pranoja të kthehesha me të njëjta kushtet.

Ata tregojnë si nisi lidhja mes tyre dhe sikletet e të qenit çift ndërkohë që të tjerët nuk e dinin se çfarë po ndodhte.

Alberta: Kishim disa skenare bashkë në çift. Dhe unë i kërkova që përderisa duhet të kishim më shumë kimi, kam nevojë ta njoh. Kur nuk xhironim dilnim jashtë dhe flisnim. Me kalimin e kohës kuptuam se kishim disa gjëra të përbashkëta. Ngaqë xhironim te lokali, nuk kisha hapësirën time dhe ndërroja bluzën para tij.

Ernesti: Me Albertën mund të bëj të gjitha shakatë dhe mund të jem i lirshëm. Nuk më krijon probleme dhe vetëm më mbështet.

Alberta: Kur del unë nuk i them fare se ku je, kë ke afër.

Alberta dhe Ernesti u njohën dhe dashuruan në sheshxhirimet e “Hostel by Anabel 2” në serialin “Love Likes Tirana”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI