Flash

5 qershori/ Topi ka mbetur në fushën e Yuri Kim

Lapsi.al 16 July 2020
5 qershori/ Topi ka mbetur në fushën e Yuri Kim
Yuri Kimit i ka mbetur topi në fushën e saj. Nëse në 3 qershor, kur për ambasadoren amerikane faji ishte i Lulzim Bashës për mos dakordësinë për një marrëveshje të mirë që ishte gati, ajo nuk nguroi të tregonte me gisht përgjegjësin. Ajo përdori një metaforë futbollistike për të theksuar përgjegjësinë. Ndërsa tani, një muaj e ca më pas, kur situata është futur sërish në ngërç, ambasadorja amerikane e ka vështirë të flasë. Prononcimi i saj i fundit, është ai i një jave më parë kur gjatë një interviste në Top Story, deklaroi: “5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e besimit të vënë”. Por që atëhere, kryeministri Rama ka vendosur të shkojë drejt hapjes gjysmake të listave, zhbërjes së koalicioneve dhe pavarësisht këtyre thotë se nuk i ka cënuar asnjë fije floku marrëveshjes së 5 qershorit dhe se do ta votojë atë të plotë. Nga ana tjetër, PD dhe Lulzim Basha kanë dhënë fakte me pika dhe me nene konkrete se ku kryeministri e ka prishur marrëveshjen dhe ka kërcënuar me tërheqjen prej saj. Lexo me tej:

Zbulohen pikat ku Rama e shkel marrëveshjen e 5 qershorit dhe mashtron ndërkombëtarët

Në këtë kushte edhe Bashkimi Europian, edhe vendi më i rëndësishëm i tij, Gjermania, nuk kanë ngurruar të tregojnë me gisht se cili është përmbysësi i tryezës. Madje ato i kanë kujtuar Ramës se ky veprim unilateral, mund të pezullojë përparimin e Shqipërisë në rrugën e negociatave.

Ndryshimet kushtetuese, BE “shuplakë” Ramës: Po vë në rrezik integrimin e vendit

Pikërishtë në këtë situatë, Yuri Kim po sillet si memece. Deklarata e saj e fundit është se “5 qershori nuk duhet prekur”, ndërkohë që palët janë në pozicione diametralisht të kundërta: PS thotë se nuk po e prek, PD thotë se i ka vënë flakën. Dhe topi është kthyer sërish në fushën e ambasadores. Për një gjë që ajo vuri vijën e kuqe, se nuk duhet shkatërruar, tani i takon të thotë nëse kjo gjë ka ndodhur apo jo. Natyrisht askush nuk ka të drejtë t'i kërkojë llogari, përfaqësueses së një shteti të huaj se kur do të flasë ose jo. Ndonëse ajo ishte garantja që i mblodhi palët në selinë e saj, përsëri askush nuk mund të pretendojë që ajo mos mbështesë krahun që do. Në këtë pikë nuk ka asnjë vlerë t'i kujtohen fjalët që tha pas nënshkrimit të dakordësisë (poshte) dhe urimet që u shprehën nga sekretari i shtetit Pompeo.

Çfarë tha Yuri Kim pas arritjes së marrëveshjes për “zgjedhoren”

Problemi këtu është tek ata që ambasadoren amerikane e shohin si arbitër. Për ta krijon ngërç fakti se kur i duket sikur faji është te Basha, Yuri Kim nuk ngurron ta thotë, ndërsa kur europiannët tregojnë se ai është i Ramës, ajo thjesht hesht, duke rrënuar kështu imazhin në sytë e atyre që e konsiderojnë të paanshme. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI