Flash

Spotify tashmë në Shqipëri/ Çfarë duhet të dini për këtë aplikacion

Lapsi.al 15 July 2020
Spotify tashmë në Shqipëri/ Çfarë duhet të dini

Siç mund ta keni lexuar, për herë të parë Spotify u lançua në 13 vende të tjera, përfshirë këtu Shqipërinë dhe Kosovën.

Çfarë është?

Spotify, i themeluar në Suedi në vitin 2006, është një shërbim transmetimi muzikor dhe shërbimesh të tjera mediatike. Platforma është një shërbim fremiun (free & premium) – që do të thotë se ofrohet falas, por edhe premium, që përfshin të gjitha produktet dhe shërbimet që ofrohen me pagesë. Shërbimi falas ofron muzikë dhe shërbime të tjera të kufizuara si edhe përmban reklama dhe video muzikore automatike. Karakteristika të tjera – si dëgjimet pa reklama – ofrohen përmes pajtimeve me pagesë.

Që prej vitit 2008, Spotify siguron qasje në mbi 50 milionë këngë. Përdoruesit mund të shfletojnë projektet sipas artistit/es, grupeve, albumeve ose zhanërit si edhe të krijojnë, modifikojnë ose shkëmbejnë listat e këngëve. Spotify është shërbimi më i madh i transmetimit muzikor në botë me më shumë përdorues të abonuar - 96 milionë të tillë. Platforma ka rreth 170 milionë përdorues në përgjithësi.

Si mund të shkarkohet?

Vizitoni faqen e Spotify (në Google, App Store apo Play Store) dhe regjistrohuni. Mund të regjistroheni direkt përmes Facebook-ut ose të krijoni llogarinë tuaj përmes adresës së email-it. Mund të zgjidhni versionin pa pagesë ose të shkoni me Spotify Premium.

Sa internet harxhon?

Sasia e megabyte-eve të harxhuar varet nga cilësia e transmetimit që zgjidhni. Një udhëzues i përafërt:

- Nëse cilësia e transmetimit vendoset “Normal”, për një orë muzikë harxhohen 50 MB.

- Nëse cilësia e transmetimit është “Normal”, për 24 orë muzikë harxhohen rreth 1 GB.

- Në një cilësi më të larta, 1GB harxhohet për më pak se 15 orë.

Si mund të krijoj një listë këngësh?

Playlistat e Spotify janë të famshme. Mjafton të klikoni në të djathtën e një këngë dhe të klikoni tre pikat dhe më pas “Add to Playlist”. Spotify është aplikacion “i zgjuar”. Sa më shumë ta përdorni, aq më shumë mëson për llojin e muzikës që ju pëlqen dhe ju sugjeron vetë lista këngësh.

Podcast

Spotify është më shumë se një shërbim transmetimi muzikor. Llogarinë tuaj mund ta përdorni për të dëgjuar podcast të ndryshëm, nga sporti, stili i jetesës te lajmet e përgjithshme.Anabel

Të këshilluara

Përse shfaqen vijat e bardha tek thonjtë

Leukonika është emri mjekësor i shfaqjes së pikave apo vijave të bardha te thonjtë. Këto pika mund të dalin vetëm në një gisht ose edhe në disa, në mënyrë të ra...

15:48

Njihuni me horoskopin për muajin Korrik

Kemi hyrë zyrtarisht në muajin korrik! Pavarësisht, kohëve të çuditshme duke bashkëjetuar me "armikun e padukshëm" dhe koronavirusin çdo ditë, ka diçka që na je...

14:25

Përse duhet përdorur deodoranti i meshkujve

Shumë femra preferojnë të përdorin deodorantin e meshkujve, me pretendimin se është më i fortë dhe “funksionon më mirë”, sipas versionit femëror. Meshkujt djers...

14:19

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI