Flash

Sezoni i hiteve, publikohet një tjetër bashkëpunim i Dhurata Dorës me Azet

Lapsi.al 15 July 2020
Sezoni i hiteve, publikohet një tjetër bashkëpunim i Dhurata
Vetëm pak ditë pasi dogji rrjetin me “Ferrari”, i cili u kthye në një ndër hitet e kësaj vere, Dhurata Dora s’ka ndërmend të ndalet. Këngëtarja ka përfunduar xhirimet e klipit të radhës në bashkëpunim me KMN Azet. Projekti mban titullin “Fajet” dhe është xhiruar në Spanjë, ku dyshja u pa më herët duke ngritur shumë aludime. Në një postim në Instagram, Dhurata dhe Azet kanë publikuar një pjesë të shkëputur nga kënga ku shkruajnë “A jeni gati? Neser n’ora 23.59! #fajet”. Në fillim të këtij viti, dyshja publikoi bashkëpunimin e parë të titulluar “Lass loss”, që ka arritur 17 milion klikime në Youtube deri tani. Dhurata gjithashtu do të sjellë një këngë të re me Sabri Fejzullahun, ndërsa ai zbuloi se kënga që do të realizojnë, “Merrma shiun e Prishtinës”, një nga këngët më të famshme të Sabriut, që si duket do vijë në një version “Remake”.

Të këshilluara

Si u xhiruan skenat e seksit gjatë pandemisë

Serialet si “Riverdale” apo “The Bold and the Beautiful” po përpiqen të mendojnë se si do t’i filmojnë skenat intime në kohën e koronavirusit. Prodhuesit e seri...

16:19

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI