Flash

Sikurse të mos mjaftonte humbja e pasurisë, Johnny Depp borxh edhe 100 mijë dollarë

Lapsi.al 14 July 2020
Sikurse të mos mjaftonte humbja e pasurisë, Johnny Depp borxh edhe 100

Johnny Depp ka pohuar se ka ngelur trokë pasi humbi të gjithë pasurinë e fituar nga filmat. Bëhet fjalë për një shumë prej 650 milion dollarësh dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ai ka edhe një borxh prej 100 milion dollarësh. Aktori, 57 vjeç, u kthye sot në Gjykatën e Lartë të Londrës për të dëshmuar kundër gazetave që supozohet se kanë shpifur për të. Gjatë dëshmisë së sotme, Depp foli edhe për financat e tij, ku zbuloi se ka humbur të gjitha fitimet nga filmi “Pirates of the Caribbean”. Ai i tha gjykatës se pasi pasuria e tij u asgjesua, i lanë edhe 100 milion dollarë borxhe, për shkak të faturave nga taksat. Depp e kishte zbuluar lajmin e keq pak para ditëlindjes së 30-të të ish-gruas së tij Amber Heard, më 21 prill 2016. Menaxherët e mëparshëm të biznesit i kishin kushtuar një shumë të madhe parash gjithashtu.

Avokati i aktorit, David Sherborne pyeti: "A mund të pyes sa shumë?"

Depp u përgjigj: " 650 milion dollarë”.

"Kur i llogarita mirë, vura re se nuk kisha humbur vetëm 650 milion dollarë, por isha edhe 100 milion dollarë në borxh, sepse ata nuk i kishin paguar qeverisë taksat e mia për 17 vjet. Ishte një takim i keq.''- përfundoi ai.

Të këshilluara

Reperi ndërron jetë pasi u qëllua me armë

Reperi me prejardhje nga Atlanta, Lil Marlo, ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, pasi u qëllua me armë. Një gjë të të tillë e kanë konfirmuar Policia e ...

12:35

Bella Hadid, imazh i Calvin Klein (FOTO)

Bella përpos aktivitetit që ka në rrjete sociale, ajo është e angazhuar edhe në realizimin e kampanjave të ndryshme të firmave të veshjeve, shkruan Daily Mail. ...

12:00

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI