Flash

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Loja me koalicione/ Ramës nuk i vjen dot në ndihmë as Imam Aliu

Lapsi.al 13 July 2020
Loja me koalicione/ Ramës nuk i vjen dot në ndihmë as Imam Aliu
Edi Rama e ka filluar këtë javë me një status ironik kundër opozitës në Facebook. Ai ka përdorur shprehjen e Imam Aliu që thotë se mania e kundërshtimit t’i pakëson shanset e suksesit. “Mania e kundërshtimit t’i pakëson shanset e suksesit,”– shkruhet në foton e publikuar nga Rama. Nënteksti është i qartë opozita që po kundërshton ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor pa miratimin e saj, duke shkelur kështu marrëveshjen e 5 qershorit, po shkon drejt një humbjeje të re në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Po në fakt këtë herë –po ti besojmë Imam Aliut- është Rama ai që po ia pakson shanset e suksesit vetes, sepse ai po vihet në rolin e kundërshtuesit të një pakti që e pranoi vetë, e mëshkroi në tryezën e Këshillit Politik dhe rakordoi me të gjithë faktorët ndërkombëtarë. Pasi u ndërgjegjësua se e humbi kontrollin e Komisioneve zgjedhore dhe pranoi një sërë masash që rrisin kontrollin mbi manipulimin e votës, kryeministri do të fitojë me cdo kusht dicka në tavolinë. Prandaj ai po përdor kauzën e listave të hapura “të mbrojtur” nga 28 deputet sharlatanë të opozitës ë re, për të hequr mundësinë e organizimit në koalicione zgjedhore nga kundërshtarët e tij (lexo shkrimin poshte sa humbte PS me ligjin aktual ne perballjen me nje koalicion opozitar).

Loja me koalicionet/ Qarqet që humbet PS nëse opozita del e bashkuar

Dhe për të arritur këtë ai po ndryshon rregullat e lojës në një mënyrë radikale, pa pjesmarrësit në garën e ardhshme. Së pari, Ramës i duhet të ndryshojë kushtetutën. Neni 68 i Kushtetutës përcakton ndër të tjera se “renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumëmërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. E pra ku nen duhet ndryshuar. Por ndryshime radikale duhen bërë edhe në kodin zgjedhor. Sipas një hulumtimi që ka bërë gazeta Mapo, pa konsensus mes palëve pjesmarrëse në garë, rilindjes do i duhet të ndryshojë 12 nene të kodit zgjedhor dhe të rishkruajë nga e para ato nene që flasin për përllogaritje mandatesh në bazë të sistemit proporcional rajonal me lista të mbyllura (162/163). Tashmë socialistët i kanë hyrë kësaj ndërmarrje të vendosjes së njëanëshme të rregullave. Pas miratimit thuajse me unanimitet të plotë ditën e premte në Këshillin e Legjislacionit dhe në Komisionin e Ligjeve, nisma e 28 deputetëve të opozitës parlamentare diskutohet këtë fillim jave, nen për nen dhe pritet të miratohet nga parlamentit më 30 korrik.

Prishja e marëveshjes/ A ka nisur thyerja e Ramës me ndërkombëtarët (deklaratat)

Pra, Rama do ti shkojë deri në fund nismës për të vjedhur patjetër dicka para fillimit të garës. Ai synon futjen e grindjes mes partive opozitare dhe pret të përfitojë nga sherri që ato mund të kenë nga hartimi i një liste të përbashkët. Por sipas shprehjes që perifrazon vetë, asaj të Imam Aliut, këtë herë është ai që po sillet si humbës, sepse këtë herë qe ai që e kundërshtoi marrëveshjen e 5 qershorit që fillimish e pranoi i detyruar vetë. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI