Flash

I jep fund jetës nipi i Elvis Presley

Lapsi.al 13 July 2020
I jep fund jetës nipi i Elvis Presley

Nipi i Elvis Presley dhe djali i Lisa Marie Presley, Benjamin Keough, ka vrarë veten në mënyrë tragjike.27-vjeçari u gjet nga policia me një plagë të vetme arme në kraharor, rreth orës 6:30 të mëngjesit, të dielën në rezidencën e nënës së tij Calabasas në Kaliforni.Nuk është e qartë nëse Benjamin ishte vetëm në shtëpi. Ai ishte djali i Lisa Marie – vajza e vetme e superyllit Elvis dhe muzikantit Danny Keough. Lisa Marie kishte folur më parë për ngjashmërinë e madhe të të birit me babain Elvis.Menaxherja e Lisa Marie tha: “Ajo është zemërthyer dhe e shkatërruar tej mase, por duke u përpjekur të qëndrojë e fortë për binjakët e saj 11-vjeçarë dhe vajzën e saj më të madhe Riley. Ajo e adhuroi atë djalë. Ai ishte dashuria e jetës së saj”.Një burim i afërt me familjen ka pohuar se Benjamin kishte probleme të shëndetit mendor për një kohë të gjatë dhe vdekja, megjithëse tronditëse, nuk mund të shihet si një “surprizë e madhe”.Policia tha se i riu u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.Nëna e Benjamin-it e lindur në 1977, fëmija i vetëm i Elvis dhe Priscilla Presley, Lisa Marie humbi babanë e saj kur ishte 9 vjeçe.Ajo u martua me babanë e Benjaminit, Danny Keough (martesa e parë nga 4) në vitin 1988.Çifti kishte dy fëmijë Benjamin dhe motrën e tij, aktorja Riley Keough e cila është e martuar me kolegun e filmit Mad Max, Ben Smith-Petersen.

Të këshilluara

Aktorja e Bollywood, pozitive me Covid-19

Lajmi i trishte vjen pak pasi vjehrri i aktores superylli indian Amitabh, 77 vjeç u infektua me virusin. Abhishek shkroi të dielën: “Aishwarya dhe Aaradhya kanë...

12:49

2020, viti i Dua Lipës

2020 duket të jetë me të vërtetë viti i Dua Lipës, e cila vijon të thyejë rekorde. Më 28 qershor bëri bujë lajmi që “IDGAF”, kënga e fundit nga albumin i saj d...

11:03

Jada dhe Will konfirmojnë ndarjen

Jada Pinkett Smith e ka pranuar se ka përjetuar një lidhje dashurie me këngëtarin e R&B, August Alsina. Partnerja e Will Smith gjithashtu konfirmoi se mes s...

15:11

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI