Flash

Humb betejën me kancerin gruaja e John Teavoltës

Lapsi.al 13 July 2020

Bashkëshortja e aktorit, John Travolta, Kelly Preston e ka humbur betejën me kancerin në gji dhe ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare.

Preston, e cila luajti në role përkrah aktorëve të njohur duke filluar nga Tom Cruise te “Jerry Maguire” tek Arnold Schëarzenegger në “Tëins”, ishte diagnostikuar me kancer të gjirit dy vjet më parë.

“Me zemër të thyer ju informoj se gruaja ime e bukur Kelly ka humbur betejën e saj dy vjeçare me kancerin e gjirit. Ajo luftoi me guxim dhe kishte dashurinë dhe mbështetjen e kaq shumë njerëzve”, u shpreh aktori me hidhërim të madh.

Preston pati një karrierë të gjatë aktrimi në filma dhe televizion, herë pas here duke u shfaqur së bashku në filma me burrin e saj, përfshirë këtu edhe “Battlefield Earth” në vitin 2000.

Preston luajti përballë Kevin Costner në filmin For the Love of the Game, 1999 dhe në vitin 2004 u shfaq në videon e Maroon 5 She Will Be Loved.

Dyshja e cila ishte e martuar prej 28 vjetësh kishin 3 fëmijë së bashku. Preston dhe Travolta u martuan në një ceremoni në Paris në 1991 kur ishin në pritje të ëmbël të djalit të tyre të parë, Jett.

Të këshilluara

Jada dhe Will konfirmojnë ndarjen

Jada Pinkett Smith e ka pranuar se ka përjetuar një lidhje dashurie me këngëtarin e R&B, August Alsina. Partnerja e Will Smith gjithashtu konfirmoi se mes s...

15:11

Brooklyn Beckham, tashmë i fejuar (Foto)

Brooklyn Beckham, djali i David dhe Victoria Beckham është rritur mjaftueshëm sa për të na prezantuar të fejuarën. Ditët e karantinës, ai i kaloi...

11:31

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI