Flash

Brooklyn Beckham shpenzon 200,000 dollarë për unazën e fejesës

Lapsi.al 13 July 2020
Brooklyn Beckham shpenzon 200,000 dollarë për unazën e

Brooklyn Beckham thuhet se ka shpenzuar 200,000 dollarë për unazën e fejesës me të cilën i propozoi Nicola Peltz. Shannon Delany-Ron, Drejtor i Komunikimeve në “JamesAllen.com”, tha për “Mirror Online”: "Unaza e Nicola-s duket që është një diamant smeraldi 4,5-5 karat e vendosur mbi një rreth të hollë.”

"Bukuria dhe saktësia janë shenjë dalluese e unazës së fejesës së smeraldit. Linjat e gjata të prerjes i japin gurit pamjen e tij elegante dhe të sofistikuar.”

"Unë do të thoja se vlera e unazës mund të jetë rreth 150,000 dollarë - 200,000 dollarë. Ky stil pa kohë është i preferuari mes të famshëmve. Jennifer Lopez, Amal Clooney dhe Jennifer Lawrence, të gjithë mbajnë unaza me smerald.

"Nëna e Brooklyn, Victoria, gjithashtu e do këtë stil dhe ka disa unaza të tilla në koleksionin e saj të gjerë të unazave të fejesës".

Victoria shpërndau foton e fejesës në llogarinë e saj në Instagram, ku shkroi: "Lajmi më tërheqës! Ne nuk mund të ishim më të lumtur që @brooklynbeckham dhe @nicolaannepeltz po martohen!"Nicola komentoi duke e falënderuar vjehrrën e saj të ardhshme. Ajo shkroi: "Unë të dua kaq shumë Victoria, jam vajza më me fat" Brooklyn kohët e fundit u kthye në Mbretërinë e Bashkuar për t'u ribashkuar me familjen e tij të famshme në rezidencën e tyre Cotswolds pasi u bllokua në SHBA për shkak të pandemisë koronavirus. Ai kaloi disa muaj i izoluar me Nicola dhe është e qartë që ata e kanë kuptuar se sa shumë e duan njëri-tjetrin. Dyshja e konfirmoi romancën e tyre në janar.

Të këshilluara

Khloe dhe Tristan ende jo sëbashku

Që pas tradhtisë së bujshme me mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner, marrëdhënia mes Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian ndryshoi rrënjësisht. Khloe, e cila aso...

16:00

Maria De Filippi tregon frikën ndaj Covid 19

Maria de Filippi ka qënë një nga ata persona e cila nuk e ka ndaluar punën e saj në asnjë moment. Në kushtet më të vështira dhe me vdekje shumë të mëdha ajo a v...

15:22

I jep fund jetës nipi i Elvis Presley

Nipi i Elvis Presley dhe djali i Lisa Marie Presley, Benjamin Keough, ka vrarë veten në mënyrë tragjike.27-vjeçari u gjet nga policia me një plagë të vetme arme...

14:55

Aktorja e Bollywood, pozitive me Covid-19

Lajmi i trishte vjen pak pasi vjehrri i aktores superylli indian Amitabh, 77 vjeç u infektua me virusin. Abhishek shkroi të dielën: “Aishwarya dhe Aaradhya kanë...

12:49

2020, viti i Dua Lipës

2020 duket të jetë me të vërtetë viti i Dua Lipës, e cila vijon të thyejë rekorde. Më 28 qershor bëri bujë lajmi që “IDGAF”, kënga e fundit nga albumin i saj d...

11:03

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI