Flash

2020, viti i Dua Lipës

Lapsi.al 13 July 2020
2020, viti i Dua Lipës

2020 duket të jetë me të vërtetë viti i Dua Lipës, e cila vijon të thyejë rekorde.

Më 28 qershor bëri bujë lajmi që “IDGAF”, kënga e fundit nga albumin i saj debutues tejkaloi shifrën e 1 miliard klikimeve në Spotify, duke e bërë 24-vjeçaren artisten e vetme femër me 3 këngë me mbi 1 miliard klikime: “New Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF”.

Mirëpo, aso kohe u tha se ky rekord mund të thyhet së shpejt, kjo pasi edhe kënga “Don’t start now” ishte afër mbërritjes së 1 miliard klikimeve. Dhe si duket ky sukses nuk ka vonuar shumë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë pak minuta më parë në Instastory lajmin e madh me fansat, duke i falenderuar të gjithë.

“Ju dua shumë. Jam shumë e lumtur që ia dolëm të gjithë së bashku”, ka shkruar ajo.

Së shpejti, Dua Lipa do të fillojë punën për një këngë të re për albumin dhe sipas thashethemeve pjesë e saj do jetë edhe i dashuri i këngëtares, Anwar Hadid.

Ndërkohë, para 2 ditësh Dua ka publikuar edhe videoklipin e ri “Hallucinate” pjesë e albumit të saj “Future nostalgia”, që po bën namin.

Të këshilluara

Jada dhe Will konfirmojnë ndarjen

Jada Pinkett Smith e ka pranuar se ka përjetuar një lidhje dashurie me këngëtarin e R&B, August Alsina. Partnerja e Will Smith gjithashtu konfirmoi se mes s...

15:11

Brooklyn Beckham, tashmë i fejuar (Foto)

Brooklyn Beckham, djali i David dhe Victoria Beckham është rritur mjaftueshëm sa për të na prezantuar të fejuarën. Ditët e karantinës, ai i kaloi...

11:31

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI