Flash

Komenti i DW/ Shën Sofia sërish xhami – një trik i Erdoganit për të ruajtur pushtetin

Lapsi.al 12 July 2020
Komenti i DW/ Shën Sofia sërish xhami – një trik i

"Turqit konservatorë islamikë janë të entuziazmuar nga vendimi i Gjykatës së Lartë Administrative. Por vetëm ato. Sepse ky gjykim nuk ka lidhje me parimet e shtetit të së drejtës", - mendon Erkan Arikan.

Prindërit e mi, të cilët kanë qënë të dy pelegrinë në Mekë, më kanë edukuar sipas vlerave islame. Po, unë jam mysliman besimtar, elhamdülillah! (Falë Zotit!) Në të njëjtën kohë në edukimin tim kanë luajtur rol të rëndësishëm edhe vlerat e Mustafa Kemal Ataturkut. Për familjen time dhe mua sekularizmi, ndarja e shtetit nga feja, që Ataturk solli në Turqi, është një arritje e shkëlqyeshme dhe një pasuri e madhe.

Si mysliman i devotshëm nuk mund ta kuptoj në asnjë mënyrë vendimin e Gjykatës së Lartë Administrative të Turqisë. Pyes veten, se çfarë ligji i ka bërë avokatët të lejojnë që Hagia Sofia të shndërrohet në xhami. Hagia Sofia është një kryevepër arkitektonike, që bashkon kulturat dhe fenë në botë. Tani kësaj i jepet fund. Kjo nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës.

Mbajtja e pushtetit me çdo kusht

Përgjigja, se përse gjykatësit e lartë administrativë gjykuan (apo duhej të gjykonin) kështu, është sërish politike. Ekonomia në Turqi jo vetëm lëngon, ajo ka rënë gati përtokë. Thuajse çdo sektor në vend është i prekur nga pandemia e coronës. Papunësia rritet me shpejtësi. Presioni mbi Erdoganin shtohet vazhdimisht. Çfarë mund të bëjë një president islamist-konservator, me qëllim që t‘i kthehen përsëri mbështetësit, që po i largohen? Si mund t‘i mobilizojë ai sërish votuesit?

Një ofensivë e re ushtarake, për t‘i bërë apel vetëdijes kombëtare? Nuk është e mundur, kushton shumë! Dhe mbi të gjitha shtrohet pyetja: Kundër kujt duhet të veprojë ushtria? Zgjedhje të parakohshme? Shumë e rrezikshme, sepse demoskopët momentalisht nuk parashikojnë sukses për Erdoganin.

Po sikur thjesht të zhbëjmë arritjet e Ataturkut? Kjo është zgjidhje! T‘i prekësh myslimanët e devotshëm pikërisht aty, ku reagojnë me ndjeshmërinë më të madhe: Apel ndërgjegjes fetare! Sepse për këtë grup të popullsisë Hagia Sofia, që prej pushtimit të Konstantinopojës nga osmanët, ka qenë gjithmonë xhami. Kur Ataturku në vitin në 1935 e ktheu në muze Hagia Sofian, e cila gati për 400 vjet kishte shërbyer si ndërtesë kulti e fesë islame, përçoi me këtë një mesazh: Turqia moderne është një vend laik! Por për Erdoganin kjo nuk ka rëndësi. Atij i intereson vetëm pushteti. Me çdo kusht.

Përse edhe një tjetër xhami në Stamboll?

Që pas faljes së të premtes pasdite, kur nga minareja e Hagia Sofias u dëgjua muezini dhe pastaj turmat e njerëzve para ndërtesës, që shpërthyen në lot, duke i bërë nderime Erdoganit dhe duke e falenderuar atë për vendimin, më mungojnë, të them të drejtën, fjalët. E gjitha kjo është më shumë se një provokim. Edhe pse përkrahësit e bindur të xhamisë festojnë rrugëve vendimin e gjykatësve, pikërisht në Stamboll ka edhe shumë njerëz, që pyesin: Përse duhet një xhami më shumë? Kjo pyetje është plotësisht e justifikuar, sepse në Stamboll, qytet me mbi 15 milion banorë, në të cilin është e përfaqësuar çdo fe, ekzistojnë ndërkohë 3.200 xhami. Dhe sinqerisht, jo secili prej këtyre 15 milion njerëzve lutet pesë herë në ditë në një xhami. Dhe sa kisha ka ende në Turqinë laike? Shumë më pak!

Në Turqi thellohen ndarjet

Për një kohë të gjatë kam shpresuar se Erdogani një ditë do ta bashkonte përsëri popullsinë në Turqi. Që do të bëhet një kryetar shteti me vlerat që ka përfaqësuar në fillim të karrierës së tij nacionale politike si kryeministër. Por kjo shpresë fatkeqësisht do të vazhdojë të jetojë vetëm në zemrën time. Sepse realiteti duket ndryshe. Ku të mundet, ky president përçan. Hendeqet bëhen gjithnjë e më të thellla.

Patriarku Bartholomeo i Konstantinopojës, kreu i të gjitha kishave ortodokse, kishte shprehur qëndrimin e tij të prerë kundër shndërrimit të Hagia Sofia në xhami. Hagia është një nga monumentet më të rëndësishme të civilizimit dhe nuk i përket vetëm pronarëve të drejtpërdrejtë, por „gjithë njerëzimit", kishte thënë patriarku. Por Erdogani i injoron fjalët e mendimet e tilla. Për të vlen vetëm një gjë: pushteti dhe mbajtja e pushtetit. Unë vetëm mund të shpresoj, që çmimin për shndërrimin përsëri të Hagia Sofias në qendër islame kulti të mos detyrohen ta paguajnë pakicat myslimane jashtë Turqisë. /DW

Të këshilluara

138 raste të reja me Covid në Itali

Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, të paktën 241.956 persona kanë kontraktuar virusin Sars-CoV-2, ku 138 raste të reja janë shënuar në 24 or...

20:21

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI