Flash

Robbie Williams: Nuk kam dashur të bëhem baba

Lapsi.al 11 July 2020
Robbie Williams: Nuk kam dashur të bëhem baba

Robbie Williams ka zbuluar se ai nuk dëshironte të kishte fëmijë me gruan Ayda Field kur u takuan për herë të parë.

Këngëtari i “The Take That”, 46 vjeç, rrëfeu se ai kurrë nuk kishte dashur të bëhej baba në podcast-in e tyre, “Staying At Home With The Williamses”.

Para se të bëhej baba i katër fëmijëve, Robbie pranoi se kishte patur frikë se nuk do të kishte mundësinë të kujdesej për një fëmijë, kur nuk dinte të kujdesej për veten e tij.

Përkundër kësaj, ai më vonë u bë babi i Teddy, shtatë vjeç; Charlie, pesë vjeç; Coco, 18 muaj dhe Beau, i cili lindi këtë vit me anë të një zëvendësuesi.

Robbie e kuptoi që nuk donte të njëjtat gjëra në jetë si bashkëshortja e tij e mrekullueshme.

Robbie shpjegoi në podcast-in e tyre: "Mbaj mend që mendoja," Oh nuk dua të njëjtën gjë si Ajda. Unë e dua atë, por nuk dua familje, për shumë arsye.”

Ai vazhdoi: "Nuk ishte një arsye egoiste, por ishte një lloj arsyeje humane kur unë jam në luftë me kokën time çdo ditë.

"Dhe kur nuk mund të kujdesem për veten time, si mund të sjell dikë në jetë?"

Megjithë mendimet dhe shqetësimet e tij fillestare për t'u bërë baba për herë të parë, Robbie ndryshoi mendim sapo pa për herë të parë djalin e tij, Teddy.

Në këtë moment këngëtari kuptoi se për çfarë ishte jeta: për të pasur një lidhje.

Ai kujtoi momentin kur ndryshoi gjithë mendësia e tij: "është momenti kur Teddy sapo më pa dhe u duk sikur universi më pa.”

Robbie mendon se përfundimisht fakti që është bërë baba dhe ka mirëpritur katër fëmijë, e ka bërë atë përgjithësisht një person më të mirë." Jeta ime është më e plotë, unë jam më i qëndrueshëm, më prezent, më i rafinuar, më i përmbajtur",- insistoi ai.

Ndërkohë, Ayda i tha The Times: "Unë isha e dashuruar me të. Ai ishte një njeri i dashur, i bukur dhe ishte po aq simpatik, qesharak dhe i mahnitshëm. Ai kishte zemrën time. Ai ishte shpirti im binjak.

"Ai më thoshte:" Unë nuk martohem kurrë dhe kurrë nuk dua të kem fëmijë ". Tani qeshim me këtë ”.

Të këshilluara

Filmi që parashikoi teknologjinë e sotme

Njerëz duke përdorur pajisje që mbahen në dorë, në kafe apo makina të pajisura me televizorë mund të duket si një foto e realitetit tonë, për këto imazhe janë k...

19:20

Covid-19 “varfëron” De Niron

Financat e legjendës së Hollivudit, Robert de Niro, kanë marrë një goditje të rëndë këtë vit, pretendojnë përfaqësuesit e tij, sipas të cilëve, do të jetë me fa...

16:29

Pushimet verore të Kate dhe Princ William

Dukesha e Kembrixhit dhe Princi William kanë kaluar izolimin e Koronavirusit në shtëpinë e tyre në Norfolk, Anmer Hall, por tani dy fëmijët e tyre më të mëdhenj...

16:12

Asli Enver publikon foto nga pushimet (FOTO)

Aktorja e famshme e serialit “Nusja nga Stambolli” nisi pushimet e saj. Ajo u pa së bashku me shoqet e saj më të ngushta në plazh dhe sigurisht që tërhoqi me...

16:04

Alessio Alia bëhet baba për herë të tretë

Alessio Alia është bërë baba për herë të tretë dhe lajmin e ka ndarë vetë modeli i famshëm. Me foto nga materniteti, ai ka zbuluar se pse datëlindja e vogëlushi...

15:39

Kanye West, probleme me bipolaritetin

Pas njoftimit të Kanye West se do të kandidojë për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportohet se reperi po përballet me çrregullimin  e ...

15:19

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI