Flash

Covid-19 “varfëron” De Niron

Lapsi.al 10 July 2020
Covid-19 “varfëron” De Niron

Financat e legjendës së Hollivudit, Robert de Niro, kanë marrë një goditje të rëndë këtë vit, pretendojnë përfaqësuesit e tij, sipas të cilëve, do të jetë me fat nëse do të realizojë 7,5 milionë dollarë fitime këtë vit.

76-vjeçari është përfshirë në një betejë ligjore me bashkëshorten Grace Hightower, 65 vjeç, e cila kërkon të përfitojë sa më shumë nga pasuria e aktorit, e vlerësuar mbi 500 milionë dollarë. Çifti konfirmoi ndarjen në nëntor 2018, pas 21 vitesh martesë. Përveç të ardhurave nga aktrimi, De Niro ka edhe një “perandori” të vërtetë biznesesh, si pasuri të patundshme dhe 41 restorante e 18 hotele në të gjithë botën. Por përfaqësuesit e tij ligjorë argumentuan në gjykatë se aktori ka pësuar humbje prej më shumë se 4 milionë dollarë në maj për shkak të Covid-19, madje disa nga bizneset kanë marrë 14 hua nga programi federal, me vlerë 28 milionë $. Ndërsa nga filmi “The Irishman”, De Niro pritet të marrë vetëm 2,5 milionë $ të ardhura në vitin 2020 dhe 2021.

Aktori u thërrit në gjykatë pasi, për të minimizuar shpenzimet, vendosi të përgjysmojë limitin e kartës së kreditit të ish-bashkëshortes, nga 100 mijë dollarë në 50 mijë dollarë në muaj.

Të këshilluara

Pushimet verore të Kate dhe Princ William

Dukesha e Kembrixhit dhe Princi William kanë kaluar izolimin e Koronavirusit në shtëpinë e tyre në Norfolk, Anmer Hall, por tani dy fëmijët e tyre më të mëdhenj...

16:12

Asli Enver publikon foto nga pushimet (FOTO)

Aktorja e famshme e serialit “Nusja nga Stambolli” nisi pushimet e saj. Ajo u pa së bashku me shoqet e saj më të ngushta në plazh dhe sigurisht që tërhoqi me...

16:04

Alessio Alia bëhet baba për herë të tretë

Alessio Alia është bërë baba për herë të tretë dhe lajmin e ka ndarë vetë modeli i famshëm. Me foto nga materniteti, ai ka zbuluar se pse datëlindja e vogëlushi...

15:39

Kanye West, probleme me bipolaritetin

Pas njoftimit të Kanye West se do të kandidojë për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportohet se reperi po përballet me çrregullimin  e ...

15:19

Getinjo zhgënjen fansat

Dy ditë më parë Getinjo publikoi këngën e tij të re “P9”, pas një mungese disa mujore. Mirëpo, duket se ka patur edhe nga ata që nuk e kanë pritur dhe aq ...

10:10

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI