Flash

Covid 19, masat e Amsterdamit për lagjen e njohur me drita të kuqe

Lapsi.al 10 July 2020
Covid 19, masat e Amsterdamit për lagjen e njohur me drita të kuqe

Në lagjen e famshme me drita të kuqe të Amsterdamit, gjithmonë janë përdorur masa mbrojtëse për punonjëset e seksit.

Por që prej rihapjes së saj pas izolimit të vendit për shkak të koronavirusit, ky term ka marrë kuptim tjetër. Sipas udhëzimeve, prostitutat e kanë të ndaluar të puthen me klientët e tyre. Vajzat që punojnë aty mbajnë maska të personalizuara dhe deri diku joshëse për klientët, ndërsa ambientet e punës pastrohen me kujdes të madh, për të mos lënë asnjë sipërfaqe pa dezinfektuar. Klientët i nënshtrohen gjithashtu kontrollit për simptoma të Covid-19.

Vetë punonjëset e lagjes me drita të kuqe e mirëpritën vendimin e qeverisë për të rifilluar biznesin, pasi mbyllja i kishte goditur financiarisht. Felicia Anna, drejtues e sindikatës së punonjëseve të seksit, tha për “The Guardian”: “Gjatë izolimit shumë prej nesh patën vështirësi financiare, kështu që jemi të lumtur që po rifillojmë”. Masat e sigurisë, gjithsesi, nuk janë shumë të vështira për t’u respektuar, pasi ato janë mësuar me viruse edhe më të rrezikshëm, si HIV/AIDS. Janet van der Berg, nga Qendra e Informacionit për Prostitucionin, tha për Reuters. “Kujdesemi shumë për higjienën. Ka xhel duarsh kudo dhe kemi listuar edhe pozicionet më të preferuara për t’u praktikuar. Gjithsesi nuk ka protokoll për këtë, ia kemi lënë në dorë klientit dhe punonjëses. Pasi klienti largohet, i gjithë vendi dezinkfetohet, vetëm kështu mund të vazhdojmë të punojmë të sigurt”.

Në fillim vajzat kishin frikë se ndoshta numri i klientëve do të ulej drastikisht, por në fakt nuk ka qenë kështu. Ato tregojnë se biznesi po ecën shumë mirë.

 

Të këshilluara

Përse shfaqen vijat e bardha tek thonjtë

Leukonika është emri mjekësor i shfaqjes së pikave apo vijave të bardha te thonjtë. Këto pika mund të dalin vetëm në një gisht ose edhe në disa, në mënyrë të ra...

15:48

Njihuni me horoskopin për muajin Korrik

Kemi hyrë zyrtarisht në muajin korrik! Pavarësisht, kohëve të çuditshme duke bashkëjetuar me "armikun e padukshëm" dhe koronavirusin çdo ditë, ka diçka që na je...

14:25

Përse duhet përdorur deodoranti i meshkujve

Shumë femra preferojnë të përdorin deodorantin e meshkujve, me pretendimin se është më i fortë dhe “funksionon më mirë”, sipas versionit femëror. Meshkujt djers...

14:19

Shfaqet mbi liqen kisha 1600-vjeçare

Një nga benefitet më të mëdha të izolimit nga Covid-19 ka qenë impakti tek mjedisi që nga pastrimi i ajrit, ujërave dhe natyrës. Gjatë karantinës u duk sikur pl...

16:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI