Flash

Ngjashmëritë e filmit '365 days' dhe '50 Shades of Grey'

Lapsi.al 9 July 2020
Ngjashmëritë e filmit '365 days' dhe '50 Shades of

Kur u publikua, disa njerëz e konsideruan filmin “365 Days” (365 Dni) si filmi që e bëri “50 Shades of Grey” të duket si film vizatimor. Pikërisht nga i njëjti film duket se “365 Days” – kaq i përfolur së fundmi – është frymëzuar. Apo të jetë rastësi? Shumë të ngjashme për të qenë rastësi, por gjykojeni ju.

1. Skena e dushit

Ka një moment pothuajse të njëjtë në filmin e tretë të “50 Shades” dhe filmit “365 Days”. Madje dhe arredimi i dhomës e bën të duken si të jenë dy xhirime në të njëjtin vend.

2. Ballo me maska

Në filmin e dytë të “50 Shades”, Anastasia dhe Christian, dy protagonistët, ftohen në një ballo me maska, ngjarje e cila pasohet nga shfaqja e personazhit negativ të filmit. Një festë me maska dhe shfaqja e antagonistit ndodh edhe tek “365 Days”. Në të dy filmat ka një kërcim mes personazheve kryesorë, por ky moment theksohet më shumë tek “365 Days”, pasi, për një moment, Massimo shndërrohet në balerin profesionist dhe bën një kërcim pasionant.

3. Shtatzënia e papritur

Tek të dy filmat, aktoret kryesore janë papritmas shtatzënë dhe pas këtij lajmi ndodh një ngjarje që rrezikon jetën e tyre dhe të fëmijës.

4. Një shprehje fiksuese

Të dy filmat përdorin një “catchphrase” (frazë që përdoret vazhdimisht), për t'u ngulitur edhe më shumë në mendjen e shikuesve: “Laters baby” (50 Shades) dhe “Are you lost babygirl?” (365 Days).

5. Të tjera

Skena të tjera të ngjashme, përveç atyre erotike, përfshin skenën e avionit privat dhe veshja e ngjashme e aktoreve kryesore.

Të këshilluara

Aktorja Naya Rivera deklarohet e humbur

Aktorja e filmit “Glee” Naya Rivera është deklaruar e humbur pas vizitës në një liqen në Kaliforninë Jugore.Rivera, 33 vjeç, u zhduk nga Liqeni Piru në Qarkun V...

13:18

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI