Flash

Eliza Hoxha, e infektuar me Covid 19

Lapsi.al 9 July 2020
Eliza Hoxha, e infektuar me Covid 19

Eliza Hoxha, e cila po ashtu është aktualisht edhe Deputete e PDK-së, ka rezultuar pozitive me koronavirus gjatë ditës së sotme, e mërkurë.

Lajmin e ka bërë publik vetë Eliza, nëpërmjet një statusi të bërë publik në profilin e saj personal në rrjetet sociale.  Këngëtarja e njohur ka njoftuar se në testin e një jave më parë kishte rezultuar negative, ndërsa në atë të dytin, të bërë bërë së fundmi, ka rezultuar pozitive.

“Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv… Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam pasur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Plogështi, Ethe, Temperaturë, Koll. Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë… Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosdoshmëri dhe mënyrë jetese. Virusi ekziston.  Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të. Për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi. Sh’net!”, ka shkruar ajo.

Të këshilluara

Zhduket në liqen aktorja Naya Riviera

Aktorja Naya Rivera, 33 vjeçe, e cila luajti në gjashtë sezone të “Gree” në Fox si nxitësja Santana Lopez, u zhduk  të mërkurën në mbrëmje dhe ekipet e shpëti...

16:24

Tayna nënshkruan me Sony Music

Vetëm pak më parë, Tayna ka bërë të ditur në Instagram se ka hedhur një hap të madh në karrierën e saj. Ajo ka njoftuar se ka lidhur kontratë me “Sony Music” në...

14:49

Aktorja Naya Rivera deklarohet e humbur

Aktorja e filmit “Glee” Naya Rivera është deklaruar e humbur pas vizitës në një liqen në Kaliforninë Jugore.Rivera, 33 vjeç, u zhduk nga Liqeni Piru në Qarkun V...

13:18

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI