Flash

Aktorja Naya Rivera deklarohet e humbur

Lapsi.al 9 July 2020
Aktorja Naya Rivera deklarohet e humbur

Aktorja e filmit “Glee” Naya Rivera është deklaruar e humbur pas vizitës në një liqen në Kaliforninë Jugore.Rivera, 33 vjeç, u zhduk nga Liqeni Piru në Qarkun Ventura të mërkurën në mbrëmje. Zyra e Sherifit të Qarkut Ventura tha se përpjekjet e kërkimit do të rifillojnë sa më shpejt, ndërsa dyshimet e para janë se ajo mund të jetë mbytur.Rivera shkoi në liqen pasditen e së mërkurës dhe mori me qira një varkë me djalin e saj të vogël. Të dy u panë duke dalë me varkë në liqen së bashku, tha kapiteni i Sherifit, Eric Buschow në një konferencë shtypi.Rreth tre orë pasi dolën, një tjetër varkë pikasi fëmijën që po flinte në varkën e aktores i vetëm. Autoritetet u njoftuan dhe ata filluan kërkimet nga ajri dhe me një ekip zhytjeje.Djali 4-vjeçar kishte një jelek shpëtimi ndërsa nëna e tij nuk mendohet ta kishte veshur, pasi një jelek u gjet në varkë. Lajmet për zhdukjen e saj kanë alarmuar familjen dhe fansat e aktores, të cilët po luten për një mrekulli.Rivera është e njohur për rolin e Santana Lopez në serialin e Fox tv për gjashtë vjet nga 2009, dhe u shfaq në çdo episod të tij. Ajo gjithashtu ishte pjesë e sitcomit të CBS “The Royal Family” dhe në filmin komedi “The Master of Disguise.”

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI